Auto&Tech

​Toshiba shënon një humbje prej 8,8 miliardë dollarësh për 2016-ën

Autori: Gazeta inFokus 17:18 | 10 August 2017

Konglomerati i njohur japonez ”Toshiba” ka shënuar një humbje neto prej 965,7 miliardë jenësh ose 8,8 miliardë dollarë në pasqyrën financiare të vitit të kaluar.

Kompania 142-vjeçare ka të ngjarë të përjashtohet nga Bursa e Tokios (TSE),  pasi rezultatet e vonuara financiare u miratuan pjesërisht nga kompania e auditit “PricewaterhouseCoopers Aarata” (PCA).

Megjithatë, PCA-ja ka lëshuar një opinion të pafavorshëm lidhur me kontrollet e brendshme të ”Toshiba”-s, pasi kompania ka pësuar humbje të mëdha që lidhen me njësinë amerikane të energjisë bërthamore “Westinghouse Electric”, tashmë jofunksionale.

-Advertisement-

Gjithashtu, në mars, ”Toshiba” raportoi një vlerë neto negative prej 552,9 miliardë jen.

”Toshiba”, e cila është ende duke u përballur me frikën se mund të përjashtohet nga TSE-ja, po përpiqet të shesë njësinë e vet fitimprurëse për të mbledhur para.

Kompania do të çregjistrohet nga Bursa e Tokios nëse raporton një vlerë neto negative edhe për vitin e dytë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera