Sport

⚽️Guardiola i habitur me Realin: Transferuan 16 vjeçar për 46 milionë euro (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 13:05 | 23 May 2017

Pep Guardiola nuk e di nëse Manchester City do të transferojë shumë lojtarë gjatë verës, kjo sipas tij varet edhe nga tregu.

Ish trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka thumbuar Real Madridin.

Ai nuk e di nëse City do të transferojë shumë lojtarë, kjo për shkak të tregut. Trajneri i klubit anglez mori shembull Realint, që sipas “AS”, pagoi 46 milionë euro për talentin brazilian, Vinicius Júnior.

-Advertisement-

Manchester City nuk mund të transferojë lojtarë nën moshën 18 vjeçare, për shkak të dënimit nga UEFA.

“Nuk është e lehtë të nënshkruash me lojtarë. Real Madridi bleu 16 vjeçar për 46 milionë euro. Mund ta imagjinoni se si është tregu tani. Ndoshta mund të transferojmë shumë lojtarë gjatë verës, ndoshta jo… do të shohim brenda disa ditëve”, tha Guardiola.

City e përfundoi sezonin në pozitën e tretë, duke u kualifikuar direkt në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera