Sport

⚽️ Zidane shpërthen pas rezultateve negative në SHBA

Autori: Gazeta inFokus 13:14 | 03 August 2017
Zinedine Zidane është i shqetësuar me rezultatet e Real Madridit.
Pas humbjeve nga Manchester United, Manchester City dhe Barcelona, Reali luajti baras edhe me ekipin MLS, por duke fituar më pas me penallti.

“Ndjenjat nuk janë të mira. Kemi marrë rezultate të këqija në këto ndeshje miqësore. Duhet të pushojmë dhe të mendojmë për ndeshjen me Unitedin”, deklaroi Zidane, përcjellë “Lajmi.net”.

“Kam menduar që t’iu jap minuta të gjithëve. Nuk kemi luajtur mirë. Tani duhet të shkojmë në shtëpi të pushojmë, sepse kemi pak kohë deri më 8 gusht”.

“Ronaldo? Ai do të bashkohet më 5 gusht me ekipin dhe do të përgatitet mirë, të shohim se çfarë do të ndodhë”, shtoi ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera