Sport

⚽️ Zidane i di dy shkaktarët e 3 humbjeve parasezonale

Autori: Gazeta inFokus 13:43 | 31 July 2017

Pas 3 humbjeve rradhazi në ndeshjet parasezonale dhe pranimit të 8-të golave në po këto ndeshje, Zinedine Zidane e di se shkaktaret e këtyre humbjeve janë: mbrojtja dhe koncentrimi.

Në ndeshjen e parafundit të luajtur nga Zidane këtë sezon, kundër Manchester Cityt, Madrilenet arriten të japin një imazh të mirë në pjesën e parë, megjithatë, në fillim të pjesës së dytë gjithçka ishte shkatërruar. Dy gola në pesëmbëdhjetë minutat e para të pjeses se dytë tregojnë mungesë koncentrimi.

Me Barcelona ndodhi po e njëjta gjë, por këtë herë në fillimi i takimit. Për 7 minuta Barcelona i shenoi dy herë Real Madridit, por ndryshe nga ndeshja ndaj Man Cityt këtë herë ekipi qe në gjendje të reagojë para pushimit mes pjesëve. Cka tjetër, mungesë koncentrimi.

-Advertisement-

Megjithatë, përseri pas pushimit një gabim nga Nacho vetëm pesë minuta pasi filloi pjesa e dytë ku Pique u la krejtësisht i pamarkuar dhe nuk e kishte të vështirë të shënonte. Mungesë koncentrimi.

Real Madridi i Zinedine Zidane do të ketë më pak se 10 ditë kohë që t`i rregullojë problemet në mbrojtje dhe koncetrim para finales se Superkupes se Europes ndaj Manchester United me 8 gusht.

Në miqesore gabimet janë të falshme, por në një ndeshje finale çdo gabim mund të kushtojë me humbje të trofeut në fund.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera