Sport

⚽️ Varane zbulon recetën e fitoreve te Real Madridi

Autori: Gazeta inFokus 18:17 | 13 June 2017

Raphael Varane ka thënë se Cristiano Ronaldo, Sergio Ramos dhe Marcelo e kanë krijuar mentalitetin fitues te Real Madridi.
Spanjollët fituan Ligën e Kampionëve duke e mposhtur Juventusin me rezultat të pastë 4-1.

“Ata që kanë krijuar atmosferë relaksuese dhe fituese janë Cristiano Ronaldo, Ramos dhe Marcelo”.

“Suksesi i Zidanes ka ardhur nga qetësi që ekziston edhe nëse skuadra humbet, pasi kjo qetësi qëndron pa marrë parasysh se çfarë ndodh”.

-Advertisement-

“Kjo qetësi përcjell besimin dhe siguri. Trajneri flet pak, por kur e bën këtë, ka rëndësi”.

“Më pëlqen se si ai vepron është shumë ndryshe nga Jose Mourinho”.

“Ekziston një harmoni e vërtetë. Ai është me të vërtetë i kënaqur me ne, por ai qëndron larg kur është e nevojshme”, ka thënë Varane.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera