Sport

⚽️ Simeone tregon të ardhmen

Autori: Gazeta inFokus 16:56 | 20 May 2017

Diego Simeone ka thënë se javën tjetër do të vendos për të ardhmen e tij në Atletico Madrid.

Trajneri argjentinas, Diego Simeone ka thënë se të hënën do të ulet me CEO Miguel Gil Marin dhe Drejtorin Sportiv Andrea Berta, për të folur rreth të ardhmes.

Ai tha se do të bisedojnë për atë se çfarë duhet të bëjnë, çka është më e mira për Atletico Madridin.

-Advertisement-

“Ne po e përfundojmë sezonin dhe jam i sigurt se të hënën do të takohem me Miguel dhe Andrea, për të parë se çfarë na pret për të ardhmen dhe jam i sigurt se do të vendosim për atë që do të ishte më e mira për Atleticon”, tha Simeone gjatë konferencës për media.

“Baza e skuadrës është shumë e mirë. Ne që gjashtë vite jemi duke garuar në mënyrë të pabesueshme. Kemi ndërtuar një stadium të ri, i cili do të ndihmojë edhe më shumë në suksese të reja”.

Kujtojmë se për Simeonen po interesohen dy skuadrat e mëdha evropiane, Inter dhe PSG.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera