Sport

⚽️ Reagon Skënderbeu: Federata Shqiptare e Krimit, nuk kanë fakte

Autori: Gazeta inFokus 20:38 | 23 June 2017

Pasi mësoi vendimin e Komisionit të Etikës se është dënuar me heqjen e titullit për sezonin 2015-2016, me 20 milionë lekë të vjetra gjobë si dhe me -12 pikë për sezonin që u mbyll, klubi i Skënderbeut ka reguar nëpërmjet një komunikate për shtyp në faqen zyrtare. Bardhekuqtë kërkojnë nga Etika argumentimin e vendimit se me çfarë faktesh janë dënuar, ndërsa shtojnë se vendim nga komisioni i FSHF-së do të ankimohet në CAS.

“Klubi i Futbollit ‘Skënderbeu’ bën me dije tifozërin korçare dhe opinionin sportiv se, menjëherë pas vendimmarrjes së Komisionit të Etikës të FSHF, është kërkuar zyrtarisht argumentimi i vendimit, si hapi proçedurial paraprak për ankimimin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS-TAS). Vendimi i ditës së sotme nga ky pseudo-organ juridik është një akt i papreçedent, i denjë për katedrat e universiteteve të drejtësisë. Vetëm një organ i FSHF mund të transformonte një vendim administrativ në një vendim disiplinor, pa pasur qoftë edhe një provë të vetme të drejtpërdrejtë apo indirekte mbi të akuzuarin. Vetëm një organ i FSHF mund të proçedonte ndaj një subjekti pa i komunikuar atij akuzën, provat mbi te cilat ajo mbështetej apo subjektin akuzues.

“Vetëm Komisioni i Etikës i Federates Shqiptare të Krimit në Sportin e Futbollit mund të jepte një vendim ku vërtetësia e fakteve nuk ka asnjë relevancë”.

-Advertisement-

Klubi i Futbollit ‘Skënderbeu’ siguron tifozërinë korçare se ky cënim dhe kërcënim që na është bërë sot nga ana e Komisionit të Etikes, veçanerisht me heqjen e një titulli kampion, të cilën vetë UEFA e ka konsideruar mëse të merituar, do të ankimohet në çdo gërmë të tij, pasi jemi të sigurt në pafajësinë tonë të pakundërshtueshme. Falenderojmë sportdashësit dhe komunitetin të cilin e kemi përfaqësuar dënjësisht gjatë kësaj dekade për mbështetjen dhe solidaritetin e treguar. Të sigurt, vazhdojmë përpara për të rishkruar çdo vit historinë e futbollit Shqiptar!”, shkruhet në deklaratën zyrtare të klubit të Skënderbeut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera