Sport

⚽️ Neymar ka një kërkesë të pazakontë për Barçën pasi të zyrtarizohet si lojtar i PSG-së

Autori: Gazeta inFokus 20:29 | 02 August 2017

Neymar edhe pse ende jo zyrtarisht mund të konsiderohet lojtar i Paris Saint Germainit.

Barcelona ka njoftuar se braziliani nuk është stërvitur në stërvitjen e fundit, por ishte pjesëmarrës për të përshëndetur bashkëlojtarët.

Dhe normalisht që kjo i ka acaruar tifozët e shumtë të klubit spanjoll të cilët dëshironin qëndrimin e tij.

-Advertisement-

Askush nuk e ka pritur një largim të tillë dhe nisur nga kjo Neymar dëshiron që largimi i tij nga Barcelona të jetë ndryshe.

Sipas gazetarit spanjoll, Alfredo Martínez të ‘Onda Cero Radio’, sulmuesi i ka kërkuar Barçës të luajë në trofeun miqësor Joan Gamper dhe kështu t’i thotë lamtumirë tifozëve në Camp Nou.

Ndeshja do të luhet në nder të tragjedisë ajrore që i ndodhi klubit vitin e kaluar

E gjitha kjo në ndeshjen ndaj Chapecoenses më 7 gusht.

Neymar i përgjigjet Messit në postimin lamtumirës në Instagram (Foto)

Me shumë mundësi kjo do jetë vështirë e realizueshme pasi të premten (pas dy ditësh) pritet zyrtarizimit i tij te PSG për 222 milionë euro dhe te Barcelona nuk ka vullnet të madh që lojtari të luajë në këtë miqësore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera