Sport

⚽️ Mbrojtësi hileqar që gjatë gjithë ndeshjes e shpoi me gjilpërë sulmuesin kundërshtarë (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 15:19 | 15 June 2017

Një futbollist argjentinas ka pranuar se ka përdorur një gjilpërë për të lënduar kundërshtarin në një ndeshje kupe.

Federico Allende, i cili luan me Pacifico de General Alvear, ka pranuar se ka shpuar sulmuesin e Estudiantes në fitoren shokuese 3-2.

Duke folur për Vorterix Radio, Allende u shpreh:“ E kam shpuar gjatë gjithë ndeshjes sulmuesin e Estudiantes me një gjilpërë.”

-Advertisement-

“Ne e dimë që lojtarët e kategorisë së parë i shmangen kontaktit, nuk i pëlqen kur ne vonojmë lojën apo luajmë pisët. Kështu që kjo ishte mënyra e vetme që ne të fitonim. Futbolli është për të zgjuarit.”

Mendohet se ai kishte fshehur dy gjilpëra në mbrojtëset e tij dhe Juan Otero ishte viktima kryesore.

Sulmuesi i Estudiantes ka pretenduar se është shpuar disa herë dhe gjyqtari nuk e besoi kur i është ankuar.

Një nga lojtarët e Estudiantes është ish-lojtari i Manchester United Juan Sebastian Veron.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera