Sport

⚽️ Leo Messi është mbret i finaleve (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 15:48 | 26 May 2017

Leo Messi është i thirrur të jetë pikë referimi e Barcelonës në finalen e nesërme të Kupës së Mbretit , të cilën katalanasit do ta luajnë kundër Alavés në “Vicente Calderon”.

Në mungesë të të pezulluarit Luis Suarez, gjeniu argjentinas pritet të marrë përsipër përgjegjësinë përfundimtare të ekipit të Barçës në lamtumirën e Luis Enrique si trajner, në atë që do të jetë finalja e tij e 25-të si lojtar blaugrana.

Messi është një garanci për sukses. Ai ka fituar trofeun përkatës në 19 nga 24 finalet e luajtura deri më tani. Pra, në të tilla sfida vendimtare, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” është mundur vetëm pesë herë: 2006 / Superkupa e Europës, kundër Sevilla (0-3), 2010-2011 / Kupa e Mbretit kundër Real Madridit (0-1), 2012 / Superkupa e Spanjës kundër “Los Blancos”, 2013-2014 / Kupa e Mbretit kundër rivalit të përjetshëm, përsëri (1-2) dhe Superkupa e Spanjës kundër Athletic Bilbao.

-Advertisement-

Në fund të fundit, 79% e finaleve janë fituar nga Leo Messi dhe shokët e tij katalanas. Sa për ndikimin e tij në finale, Messi ka qenë pothuajse gjithmonë vendimtar. “Rosario” ka shënuar në 16 prej 24 finaleve të luajtura me ekipin e parë të Barcelonës, me një bilanc të përgjithshëm prej 25 golash.

Gjithashtu, ai ka dhënë 9 asiste. Sa i takon këtij sezoni, ai ka lënë tashmë gjurmë në Superkupën e Spanjës kundër Sevillas, me një asist për Munir (0-2), në “Pizjuan”, dhe një gol (3-0), në “Camp Nou”. Një tjetër fakt interesant është se me aktivizimin në finalen e Kupës së Mbretit, nesër, Leo do të arrijë 700 ndeshje zyrtare mes Barçës (582 ndeshje me 505 gola) dhe Argjentinës (117 ndeshje me 58 gola). /Telesport/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera