⚽️ Ish-futbollisti i Dritës dhe Livoreka te Shkëndija
Autori: Gazeta inFokus 19:37 | 02 June 2017
Pas analizës disa ditore, Lazim Destani shprehet i vendosur ta çojë përpara projektin për ngritjen e nivelit të Shkëndijës.
Pos tjerash, ai ka konfirmuar edhe shtabin teknik, i cili përbëhet nga ish-lojtari i Dritës, Qatip Osmani dhe ndihmësi, Bashkim Livoreka.
“Në drejtim të rrugës që duhet të ndiqet në të ardhmen. Z Destani merr hapin e parë konkret, duke rrikthyer legjendën e klubit, Qatip Osmani në postin e shefit të stafit teknik. Ndihmës i tij do të jetë Bashkim Livoreka, ndërsa prezantimi zyrtar do të bëhet ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e Shkëndijës e cila sjell edhe komunikatën e Lazim Destanit, në të cilën thuhet:
Të nderuar tifozë e dashamirës të KF Shkëndija,
Siç është paralajmëruar kohë më parë, ne vazhdojmë me përgatitje për të bërë ndryshime rrënjësore në strukturën e organizimit, por njëkohësisht edhe në filozofinë e menaxhimit të klubit.
Në kuadër të ristrukturimit të klubit, kam ngritur Këshillin Mbikëqyrës si një organ të ri që do të jetë vazhdimisht në ndjekje të aktiviteteve dhe performancës në të gjithë sektorët e klubit. Së shpejti publiku do të njoftohet me përbërjen e këshillit, strukturën menaxheriale të klubit dhe ndryshimet tjera në klub.
Dua të theksoj se këto ndryshime nuk kanë të bëjnë vetëm me ardhjen e emrave të rinj në klub por krahas emrave është koncepti i ri që do t’u hap rrugë e do të krijojë hapësirë më të madhe për talentët e rinj që do të dalin nga akademia e KF Shkëndija. Besoj fuqishëm se e ardhmja është te talentët e rinj, te akademia e futbollit! Ideja thelbësore është ta bëjmë klubin kuqezi një qendër, jo vetëm ku do të vijnë futbollistë të mëdhenj, por edhe vendin ku do të rriten e zhvillohen futbollistë të mëdhenj që do të na bëjnë krenarë si klub dhe shoqëri.
Në këtë moment, si prurje të re në klub, mund ta bëj publik emrin e shefit të stafit teknik i cili tashmë ka nisur me planet e tij për drejtimin e skuadrës së Shkëndijës, dhe ky është trajneri tetovar Qatip Osmani.
Uroj ta shikojmë skuadrën e kuqezinjve të na i sjellë fitoret dhe sukseset që i dëshirojmë dhe i presim të gjithë së bashku, si unë ashtu dhe ju tifozët dhe dashamirët e KF Shkëndija“.
Të tjera
-
Rohde për moscertifikimin e Srpska-s: Është procedurë që nuk duhet të politizohet
Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, duke komentuar moscertifiki...
-
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim e zhvillim të vendit
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Pa shenja jete është gjetur një person, sot në fshatin Veli Breg të Zubin Pot...
-
Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfir...
-
KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të I...
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...
-
Bedri Hamza thirrje diasporës: Regjistrohuni që të votoni dhe tregoni që Kosova mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, i ka bërë thirrje disaporës...
-
SHBA-ja thellësisht e shqetësuar me moscertifikimin e Listës Serbe
SHBA-ja ka shprehur shqetësimin për moscertifikimin e Listës Serbe nga Komisi...
-
Partia Socialdemokrate: Kurti e di që Lista Serbe do të certifikohet
Partia Socialdemokrate ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti e di që Lista...
-
Me para të shtetit, Ministra Nagavci po organizon një tubim të madh me 26 dhjetor
Kryetar i Unionit të Studentëve Shqiptarë, Ardit Dobi ka reaguar kundër organ...
-
E trishtë: Ky është i riu që humbi jetën në vetaksidentin e rëndë në magjistralen Pejë-Prishtinë
Një vetaksident trafiku i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen ...
-
Bedri Hamza do ta themelojë Fondin e Bursave: 25 milionë euro çdo vit si bursa do u ndahen studentëve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim edhe m...