Sport

⚽️ “Godet” Flamurtari, transferon futbollistin e Partizanit (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 16:27 | 25 July 2017

Flamurtari i Prishtinës ka ’goditur’ gjatë ditës së sotme me një përforcim. Skuadra e Agron Selmanit ka transferuar sulmuesin e Partizanit, Ardit Jaupaj.

21-vjeçari që ka qenë edhe pjesë e Kombëtares U-19 të Shqipërisë ka arritur marrëveshje njëvjeçare me ekipi nga kryeqyteti. Lajmi është konfirmuar nga kryetari i klubit, Imer Ademi për Gazetasheshi.com.

“Me skuadrën që ndodhet në Mavrovë për përgatitje, është në prova edhe një qendërmbrojtës nga Tetova që së fundmi është paraqitur për Gostivarin, Xhevat Shaqiri”, ka njoftuar Ademi.

-Advertisement-

Flamurtari prej dje ndodhet në përgatitje në Maqedoni dhe atje do të qëndrojë për dhjetë ditë.

Fotografia e Jaupaj Ardit

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera