⚽️ FFK vjen me vendim për finalen e DigitAlb Kupës
Autori: Gazeta inFokus 14:49 | 02 June 2017
Komisioni i Garave i Vala Superligës së Kosovës në futboll në përbërje Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur 02.06.2017, me rastin e regjistrimit të ndeshjes finale të Digitalb Kupës së Kosovë, ndërmjet KF “Llapi – KF “Besa” konstatoi se KF “Llapi” ka ushtruar ankesë në rregullsinë e kësaj ndeshje, andaj konform nenit 56 të Propozicioneve të Garave dhe nenit 68 të Rregullores së Garave e nxori këtë:
V E N D I M
1.REFUZOHET si e pabazuar ankesa e KF “Llapi” dhe ndeshja finale e Digitalb Kupës së Kosovës ndërmjet KF “Llapi” Podujevë dhe KF “Besa” Pejë regjistrohet me rezultatin e arritur në fushë 1:1 në kohën e rregullt dhe pas ekzekutimit të penalltive 3:5 në favor të KF “Besa”.
Arsyetim
Komisioni i Garave me rastin e regjistrimit të ndeshjes finale të Digitalb Kupës së Kosovës ndërmjet KF “Llapi” – KF “Besa”, konstatoi se KF “Llapi” ka ushtruar ankesë në parregullsinë e paraqitjes së dy lojtarëve të KF “Besa”, konkretisht ndaj Albert Dabiqajt dhe Fatmir Rexhajt. Komisioni i Garave pas administrimit të gjitha shkresave të ofruara vërtetoi se lojtari Albert Dabiqaj me nr lic 14 dhe nr lib 429-Pe, me nr personal 1231726698, është I lindur me datë 10.07.1996 në Prilep, komuna e Deçanit.
Provë: Ekstrakti i lëshuar me datë 01.06.2017.
Fatmir Rexhaj me nr lic 16 dhe nr lib 871-Pe me nr personal 1234986968 i lindur me 25.04.1998 në Jabllanicë e Vogël komuna Pejë.
Provë: Ekstrakti nga regjistri qendror i gjendjes civile i lëshuar me 05.04.2017 në Pejë.
Komisioni i Garave pas shtjellimit dhe shqyrtimit të të gjitha shkresave një nga një konstatoi se prentendimet ankimore të KF “Llapi” nuk janë të bazuara, ngase lojtari Albert Dabiqaj është i lindur më 10.07.1996, kurse Fatmir Rexhaj është i lindur më 25.04.1998, çka do të thotë se janë të lindur pas datës 01.07 të vitit garues dhe kanë pasur të drejtë të aktivizohen në lojë, andaj Komisioni i Garave konform nenit 22 të Propozicioneve të Garave dhe nenit 49 të Rregullores së Garave ankesën e refuzon si të pa bazuar, ndërsa ndeshjen e regjistron me rezultatin e arritur në fushë 1:1 në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve, përkatësisht 2:4 me penallti dhe rezultati përfundimtar 3:5 në të mirë të KF “Besa”.
Nga theksimet e lartëshënuara u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi.
Të tjera
-
OSCE shprehet e shqetësuar që KQZ-ja s’e certifikoi Listën Serbe
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë me mision në Kosovë, ka shpre...
-
Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe pritet kohë pas kohe të ...
-
Limaj në Odën e Karadakut: Mes bashkëluftëtarëve, ndjeva një krenari të veçantë për të kaluarën, por edhe për të ardhmen e Kosovës
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar në Odën e Karadak...
-
Bedri Hamza në konventën e rinisë së PDK-së: Ne ofrojmë vizion e program për një Kosovë që u jep mundësi të rinjve
Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët m...
-
Krasniqi: LDK-ja feston 35 Vjetorin, trashëgimia e Rugovës do të mbijetojë përjetësisht
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka uruar 35 vj...
-
Dokument: Ministritë e Sveçlës dhe Gërvallës u pyetën nga KQZ-ja, por nuk dolën kundër Listës Serbe
KQZ-ja e ka dërguar në MPB dhe në MPJD listën me kandidatët për deputetë të L...
-
Rohde për moscertifikimin e Srpska-s: Është procedurë që nuk duhet të politizohet
Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, duke komentuar moscertifiki...
-
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim e zhvillim të vendit
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Pa shenja jete është gjetur një person, sot në fshatin Veli Breg të Zubin Pot...
-
Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfir...
-
KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të I...
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...