Sport

⚽️ De Biasi emocionon të gjithë: Për këtë arsye po largohem nga Shqipëria

Autori: Gazeta inFokus 13:22 | 13 June 2017

Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, ka dalë sot në një konferencë për shtyp duke paralajmëruar largimin në fundin e eliminatoreve.

Strategu italian ka qenë mjaft i mërzitur nga reagimet pas ndeshjeve të fundit kur ka marrë një lum kritikash. Ai ka sqaruar dhe arsyet që e shtyn të merrte këtë vendim.

“Është një çështje që gjithmonë ka një fillim dhe një fund. Janë disa gjëra që kanë një evolucion natyral. Nuk është aspak problem financiar. Jam krenar për të gjithë njerëzit që takoj në rrugë dhe më përgëzojnë.

-Advertisement-

Ndiheni i tradhtuar nga stafi juaj ose nga lojtarët? Nuk jam ndjerë asnjëherë i tradhtuar nga askush. Këtu dhe për shkak të eksperiencës sime kam qenë një pikë referimi. Kam punuar me të gjithmonë me shumë shpirt. Lojtarët dhanë atë që duhej dhe atë që mundeshin, përjashtuar disa të tjerë që janë larguar për shkak të personaliteteve të tyre.

Si e vlerëson aventurën në Shqipëri në krahasim me ato të mëparshme? E jashtëzakonshme. Është eksperienca më e bukur e jetës sime. Jam ndjerë si shqiptar. Erdha këtu me paragjykime dhe më pas gjeta një ambient shumë ndryshe. Në këtë eksperiencë jam rritur shumë. Ka qenë një ecuri besoj se mjaft pozitive me shumë rritje, përjashto ecurinë e fundit me 5 humbje radhazi. Shkuam edhe në pozicionin e 22-të në renditjen e FIFA-s, teksa unë kam mbetur shumë i kënaqur”, tha De Biasi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera