Sport

⚽️ Ballisti sulmon De Biasin pas humbjes turpëruese

Autori: Gazeta inFokus 10:59 | 05 June 2017
Tifozi i kombëtares shqiptare Ismail Morina, i njohur si Ballisti, i cili u bë i famshëm pas dronit me banderolën “AUTOCHTHONOUS” të lëshuar mbi stadiumin e Beogradit gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri më 14 tetor 2014, ka ironizuar me trajnerin Xhani De Biazi pas humbjes 2-1 në miqësoren ndaj Luksemburgut.

Në një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook, Ballisti kujton se si dëgjonte nga qelia e burgut deklaratën e De Biazit pas kualifikimit në Europian teksa përdorte shprehjen e Gjergj Kastriotit në lidhje me meritat e fitores së arritur.

I indinjuar që meritat e tij për 3 pikët e marra në Beograd nuk u njohën në atë kohë, ai përdor sot me ironi të njëjtën shprehje duke thënë se Luksemburgun e gjeti mes nesh.

Reagimi i plotë i Ballist Morinës

-Advertisement-

ballisti

Postimi i Ballistit në Facebook

“Dikur ‘Zotri’ De Biasi e hapte fjalimin e tij tek Shkolla e Bashkuar ne mbremjen GALA te organizuar nga presidenca menjihere pas kualifikimit ne Armeni kshu: fitoren nuk ua solla une ate gjeta mes jush…..une ate dite e ndiqja direkt nga qelia e burgut me nji djalosh nga Vlora dhe nji tjeter djalosh nga Mirdita,dhe papritmas gardiani i burgut qe po shihte nga dritarja e vogel e deres se qelise bertet me nji vendosshmeri te papare:ta ‘gzojm SKENDERBEUN e ri djema’!

‘SKENDERBEU I RI’ asokohe kishte pushtuar zemrat e milionave shqiptare me shpaten e tij prej drurit.

Ndersa sot nen petkun e tifozit deklarohem si me poshte:Luxenburgun nuk ua solla une,ate e gjeta mes jush!!

‘Gzuar,gzuar,gzuar!!’”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera