Sport

⚽️ Ajo që nuk u pa në finale të Ligës së Kampionëve (Video)

Autori: Gazeta inFokus 11:38 | 05 June 2017

Asensio shpërtheu në lot pas finales së Championsit, Lucas Vasquez ishte afër të përleshej me një pjestar të sigurimit në stadium.

Real Madridi ka hyrë në histori të Champions League, duke u bërë skuadra e parë që e fiton dy herë me radhë këtë trofe që kur ky kompeticion ka ndërruar emrin.

Los Blancos mbrojtën titullin në Cardiff, duke e mposhtur “Zonjën e Vjetër” 4:1 në finalen e zhvilluar në stadiumin e përfaqësueses së Uellsit.

-Advertisement-

Nuk është se kishte shumë polemika në këtë finale, përveç një zënke të Ramos me Cuadradon, ku Marcelo i kërkon të qetësohet, pasi gjithçka po shkonte sipas planit të Los Blancos.

“Qetësohu të lutem”, i drejtohet kapiteni i dytë atij të parit.

Një detaj tjetër interesant është i riu Marco Asensio, i cili shpërtheu në lot pas ndeshjes. Kjo për faktin se talenti i Realit shënoi gol në një ndër garat më të rëndësishme për klube, në një kompeticion ku çdo lojtarë ëndërron të shënojë dhe fitojë, 21 vjeçari bëri ëndrrat realitet.

Asensio e shënoi golin e fundit për Los Blancos këtë sezon, ai shënoi edhe golin e parë për ekipin e Zinedine Zidane, atë ndaj Sevillas në finale të Superkupës së Evropës.

Një detaj tjetër interesant është nervozizmi i Lucas Vasquez ndaj sigurimit në stadium, i cili nuk e la të kalojë të dashurën e lojtarit.

Reali festoi mbrëmë dy titujt (La Liga, Champions) në “Santiago Bernabeu” në një ceremoni madhështore, transmeton Gazeta Express.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera