⚽ Messi te Komo dhe Ronaldo te Parma, transferimet e dështuara të merkatos që “shpëtuan” futbollin
Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 01 July 2017
Bëhet fjalë për disa transferime që në ditët e sotme do të etiketoheshin si të çmendura, por që për fatin e mirë të sportdashësve nuk kanë ndodhur.
Gjithçka ka qenë e vërtetë: shifrat, akordet, shtrëngimet e duarve, por në fund të gjithë e dimë: Kjo është merkatoja. Aty ku ndodhin skenarët më të çuditshëm dhe ku lojtarët për çështje sekondash vendosin të anulojnë gjithçka. Kush e di se çfarë do të kishte ndodhur nëse këto tratativa do të ishin mbyllur…
Një “Mesi” për liqenin Komo
Ta mendosh sot të futen të dridhurat. Në vitin 2002, Renato Favero, zbuluesi i talenteve të ekipit të Komos, i paraqet presidentit Enriko Preciozi një fenomen 14-vjeçar. Emri i tij ishte Lionel Mesi dhe Italia dukej se ishte shkruar në fatin e tij. Aftësitë teknike të lojtarit ishin të shkëlqyera, por fiziku e penalizonte. Preciozi mendohet dhe në fund merr vendimin e hidhur: 50 mijë dollarë për një minoren ishin shumë, sipas tij, edhe pse ishte i talentuar.
“Ishte shumë i zoti, por nuk kishte një fizik për kampionatin italian. Siç ndodh shpesh, bëhen edhe gabime”, komenton në këto ditë Preciozi, ndërkohë që “kafshon gjuhën” kur shikon Mesin tek ekipi i Barcelonës. Gabime ndodhin, por këto janë të pafalshme.
Për faj të një miqësoreje
Zbulimi vjen nga Arigo Saki: “Kur isha drejtor teknik i Parmës, kërkonim të blinim Kristiano Ronaldon nga ekipi i Sportingut të Lisbonës”. Dhe në 2003 ata e kishin në dorë talentin portugez, pasi marrëveshja ishte arritur për 11 milionë euro, mungonte vetëm firma. Por merkato sapo kishte filluar, përse të nxitonin?
Më përpara ishte një miqësore, e madhe për një klub si Sportingu: Mançester Junajtid-Sporting Lisbona. Por kur Ronaldo prekte topin, Fergusonit i shkëlqenin sytë. Në fund të ndeshjes, trajneri skocez e merr Ronaldon dhe i thotë: “Ti do luash me ne”. Kështu që lamtumirë Parma. Çfarë mëkati: Do të kishte ndarë goditjet e dënimit me Adrianon, do t’i kishte dhuruar asist Xhilardinos…
Mrekullia Kievo
Kievos së mrekullive i pëlqente të ëndërronte. Në turnin e parë të Ligës së Europës dhe Kievo mund të luante në sulm me dyshen Drogba-Marazina. Ish-drejtori sportiv i asaj kohe, Kampadeli, akoma në ditët e sotme, nuk ia fal vetes. “Drogba? Për 500 mijë euro ishte i yni, por Lacio u tërhoq për blerjen e Eribertos dhe kështu ne nuk kishim mundësi ta blinim”.
Jaja Ture te Modena
Doriano Tosi, drejtori gjeneral i Modenës, ishte impresionuar nga një 20-vjeçar që quhej Jaja Ture. “Ai ishte i mahnitshëm, luante në të gjitha pozicionet e mesfushës dhe kishte një fizik që nuk e kisha parë ndonjëherë”. Marrëveshja ishte arritur për një huazim me të drejtë blerjeje dhe lojtari ishte dakord.
“Më pas, ukrainasit e Metalur Donjetsk bënë një ofertë prej 2 milionë eurosh, shifër që nuk mund të përballohej nga ekipi ynë që sapo kishte siguruar kualifikimin në Serinë A”.
“Vëlla, më merr te Torino”
Klasi lind, nuk mund të mësohet. Ronaldinjo e zbuloi këtë gjë tek ekipi i Porto Alegres, por ai ishte shumë pranë transferimit në Itali. Vëllai i tij i madh, Roberto de Asis bëri një provë te Torino në vitin 1988. Dinjo ishte vetëm 8 vjeç, por i kujtohet shumë mirë ajo periudhë.
“Mund të isha një lojtar i Torinos: Vëllai im bëri një provë për ekipin e Torinos. Ajo provë mund të ndryshonte jetën tonë, pasi familja ime ishte gati të transferohej në Itali”. Por Gremio ndaloi gjithçka: Roberto de Asis nuk do të shkojë në Itali, kështu që Ronaldinjo qëndron në Brazil.
Të tjera
-
Osmani uron Ditën e Forcës: Heronjve dhe dëshmorëve që hodhën themelet e Ushtrisë, u takon lavdia e përjetshme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila aktualisht po qëndron për vizitë ...
-
Ish-ministrat Shala e Krasniqi deklarohen të pafajshëm lidhur me akuzat për korrupsion
Dy ish-ministrat e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala dhe Vesel Krasniqi, ...
-
Skandaloze: Mësuesi në Prishtinë nuk e lë nxënësen të hyjë në shkollë për shkak të veshjes kombëtare
Erdhi në shkollë për të vijuar mësimin sikurse çdo ditë tjetër. Mirëpo, të...
-
Shërohet trevjeçarja nga Prishtina e cila ishte diagnostikuar me tumor
Trevjeçarja Nina Dragusha, është shëruar plotësisht. Ajo qëndroi për trajt...
-
Abdixhiku takon ambasadorin Sprecher, flasin për zgjedhjet e 9 shkurtit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka zhvillua...
-
Qeveria australiane miraton projektligjin, fëmijëve u ndalohet përdorimi i rrjeteve sociale
Dhoma e Përfaqësuesve në Australi miratoi të mërkurën një projektligj që do t...
-
“Dita e Forcës”, me fotografi të Adem Jasharit e me uniformë të UÇK-së, pamje të mrekullueshme të fëmijëve në kazermën e FSK-së në Prishtinë
Në ditën e forcës kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë ka hapur dyert për qyte...
-
Çadraku në Hagë: Thaçi dhe Veseli nuk kishin aktivitet ushtarak e operacional
Dëshmitari Halil Çadraku tha në Hagë se asnjëherë nuk ka parë në ndonjë shkri...
-
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacio...
-
Shqipëria 2030 në BE, Rama: Plotësisht e mundur
Shqipëria ka të gjithë shanset për të plotësuar në kohë detyrat e kërkuara ng...
-
Arben Krasniqi emërohet sekretar i Përgjithshëm në Zyrën e Kryeministrit
Arben Krasniqi është emëruar sekretari i përgjithshëm në Zyrën e Kryeministri...
-
Konfirmohet përbërja e re e Komisionit Evropian, mandati 5-vjeçar me në krye Ursula von der Leyen nis më 1 dhjetor
Parlamenti Evropian me shumicë votash ka konfirmuar të mërkurën përbërjen e r...