Sport

⚽ Gjiganti i Premierligës “godet” Zuckerbergun

Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 10 July 2017
Klubi i njohur anglez, Tottenham Hotspur, ka mohuar raportimet se themeluesi i Facebookut Mark Zuckerberg ka ofruar 1 miliard funte për të blerë klubin.
U raportua nga “TheTimes” se klubin ka kërkuar ta blejë një kompani amerikane prapa së cilës qëndron Zuckerbergu, por klubi ka mohuar raportimet.

Në njoftim Tottenhami ka thënë se ka siguruar financat e nevojshme për stadiumin e ri të cilin është duke e ndërtuar dhe si rrjedhojë bordi ka “gjetur zgjedhjen e duhur për fansat, punëtorët dhe aksionarët”.

“Bordi nuk është në asnjë diskutim lidhur me ndonjë ofertë për shitje të klubit”, thuhet në njoftim.

Joe Lewis është pronar i Tottenhamit, që thuhet se më parë ka refuzuar një ofertë drejt tij prej 882 milionë funtesh.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera