Sport

⚽ 5 probleme të mëdha për Real Madridin

Autori: Gazeta inFokus 23:17 | 03 July 2017

Real Madridi ka disa probleme të cilat duhet t’i zgjidhë gjatë ditëve në vijim, para fillimit të përgatitjeve për sezonin e ri.

“AS” e ka bërë një përmbledhje me pesë gjërat që Reali duhet t’i zgjidhë sa më shpejtë, përcjellë “Lajmi.net”.

1. Theo – Nënshkrimi i tij është kryer, por nuk është konfirmuar ende nga Reali. Zyrtarizimi pritet të bëhet gjatë ditëve në vijim.

-Advertisement-

2. Rinovimet – Isco, Carvajal, Benzema, Marcelo dhe Nacho janë në pritje të thirrjes nga zyrat e Bernabeut për të rinovuar kontratat e tyre. Dihet se secili prej tyre pret përmirësim të konsiderueshëm në kushtet ekonomike.

3. Ronaldo – Klubi është ende duke punuar për ta bindur portugezin të qëndrojë, por ende nuk ia ka arritur qëllimit. Cristiano është ende në pushime, kështu që Reali po vazhdon punën.

4. Mbappe – Objektivi kryesor i Zidane. Mjaft me fjalët, tani duhen veprat. Varet gjithçka nga shitja e James apo Moratas. Zidane e dëshiron me çdo kusht në skuadër gjatë verës.

5. Ceballos – Real Madridi duhet të rritë ofertën për mesfushorin e Real Betisit, i cili tashmë po kërkohet edhe nga Barcelona. Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera