Ndihmohen me artikuj ushqimorë strehimoret në të gjithë Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 19:43 | 01 April 2020
Zyrat e UNFPA-së dhe UNDP-së në Kosovë dorëzuan mbi 8,500 artikuj ushqimorë në strehimoret për viktimat e dhunës me bazë gjinore në të gjithë Kosovën si ndihmë të menjëhershme në këto ditë krize. Dorëzimi u krye pas një përpjekje të koordinuar nga agjencitë e OKB-së në Kosovë dhe Korporata Meridian.
Sipas informacioneve që vijnë nga e gjithë bota, në kohë krizash siç janë shpërthimet e pandemive, gratë dhe vajzat janë në rrezik më të madh të dhunës nga partnerët intim dhe format e tjera të dhunës në familje për shkak të rritjes së tensioneve në familje. Agjencitë e OKB-së kanë ndërmarrë këtë iniciativë për të mbështetur këto grupe të cenueshme dhe të margjinalizuara në përpjekje që të lehtësojnë situatën e tyre gjatë këtyre kohërave sfiduese.
UNFPA dhe UNDP siguruan disa nga artikujt e nevojshëm për të mundësuar funksionimin e duhur të këtyre strehimoreve gjatë izolimit nga COVID-19.
Dr. Visare Mujko – Nimani, Udhëheqëse e Zyrës së UNFPA-së tha se “Ne duhet të sigurohemi që të ekzistojnë masa për të parandaluar, mbrojtur dhe zbutur pasojat e të gjitha formave të dhunës, stigmës dhe diskriminimit, veçanërisht ato të grave dhe vajzave gjatë procesit dhe procedurave të karantinës dhe të izolimit. Të prekesh – qoftë direkt ose indirekt nga një shpërthim i një sëmundje infektive – mund të jetë traumatike siç mund të jetë edhe përjetimi i dhunës me bazë gjinore. Të pranosh që këto mund të bashkë-ndodhin për disa gra dhe vajza është tepër e rëndësishme dhe kjo kërkon që e gjithë mbështetja të jetë në dispozicion dhe e arritshme për gratë dhe vajzat në përgjithësi. Është thelbësore të mos lihen pas dhe pa furnizime themelore siç janë sendet higjienike dhe furnizimet ushqimore ata që janë më të rrezikuar”
Valbona Bogujevci, Asistente e Përfaqësueses së Përhershme të UNDP-së në Kosovë theksoi: “Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë është duke punuar së bashku për të ndihmuar njerëzit që preken më rëndë nga COVID19. Ne jemi duke punuar çdo ditë për të siguruar një reagim me kohë dhe të dobishëm për autoritetet e Kosovës me pajisje mbrojtëse dhe parandaluese, si dhe po bëhen përpjekje intensive për të siguruar pajisje mjekësore. Gjithsesi, duhet t[a kemi të qartë se kriza COVID19 tejkalon aspektin shëndetësor; Rënia ekonomike ka ndikuar në jetesën e njerëzve, veçanërisht të atyre që tashmë ishin të varfër dhe në situatë të pafavorshme, ata vuajnë më shumë. Shpërndarja e paketave ushqimore për strehimoret për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve që është iniciuar sot do të ndihmojë banorët e strehimoreve që të përballen më lehtë me krizën.”
Nga kjo ndihmë do të përfitojnë strehimoret në të gjithë Kosovën.
Të tjera
-
Vdes ish kryetari i Pejës, Ali Lajçi
Gjatë ditës së sotme është ka vdekur ish-kryetari i Pejës, Ali Lajçi Lajmin ...
-
Abdixhiku me tubim përkrahës në Gjermani për kandidatin e CDU-së, David McAllllister
Është java e dytë, që Lidhja Demokratike e Kosovës po mban tubime me bashkatd...
-
Parashikimi i motit për pesë ditët në vazhdim
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë parashikimin e motit për pesë...
-
Të shtëna me armë zjarri në fshatin Gjonaj të Prizrenit
Para pak minutash ka pasur të shtëna me armë zjarri në mes fshatit Llandovicë...
-
Rama: 54,721 turistë kanë vizituar muzetë kombëtarë në periudhën janar-mars 2024
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se sa turistë i pati sh...
-
Policia zbardhë detajet e fundit për aksidentin me dy të vdekur në Suharekë
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë ...
-
Mediat lokale publikojnë fotografi nga Shiroka e Suharekës ku humbën je*tën dy persona
Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe mot...
-
Dy të vde kurit ishin bashkë në motor, dyshohet se i përkasin moshës së re
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë ...
-
Dy të vd ekur si pasojë e një aksidenti në mes të një motori dhe një veture në Shirokë të Suharekës
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë ...
-
Shtëpi, banesë, tokë, ara, pyje e livadhe, kjo është pasuria e drejtorit të Policisë së Kosovës
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka një pasuri t...
-
Kjo është pasuria e ministrit Arben Vitia
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar pasurinë në Agjencinë për ...
-
A ka marrëveshje mes VV-së dhe PDK-së, kështu përgjigjet Arben Gashi
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi ka thënë se ka q...