Koeman kritikon skuadrën përkundër fitores ndaj Cornellas.
Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 22 January 2021
Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ishte i zemëruar që skuadra e tij humbi dy penallti në fitoren e tyre në Copa del Rey ndaj Cornellas.
Katalanasit kishin nevojë për kohën shtesë për të kaluar skuadrën Divizioni B i La Ligas, me Ousmane Dembelen dhe Martin Braithëaite që siguruan përfundimisht një fitore me rezultat 2-0.
Portieri i Cornellas, Ramon Juan ia mohoi golin Barcelonës duke bërë shtatë pritje, përfshirë dy nga pika e bardhë nga Miralem Pjanic në pjesën e parë dhe Dembele në pjesën e dytë.
Këto mundësi të humbura e detyruan Barçën të shkonte në kohën shtesë për ndeshjen e tretë me radhë pas dy barazimeve në Supërkupën e Spanjës për herë të parë në historinë e tyre, përcjell KosovaPress.
Barca tani ka humbur pesë nga tetë penalltitë e kaluara në të gjitha garat, duke përfshirë katër të fundit radhazi, dhe Koeman kritikoi nivelin e suksesit të tyre si të dobët për nivelin e klubit të tyre.
“Gjëja më e rëndësishme është gjithmonë të kalojmë tutje, por ne nuk mund të jemi të lumtur sepse kemi shënuar gola,” tha ai.
“Ne kemi humbur dy penallti dhe duhet të keni më shumë përgjegjësi në këto lloj lojërash. Përsëri, 120 minuta, është një temë e rëndësishme sepse kemi pasur tre ndeshje si kjo dhe kjo është përgjegjësi e jona. Ne krijuam shanse por dy penallti nuk mund të humben.”
“Ju duhet të fitoni ndeshjen më herët. Kemi humbur dy penallti, kemi pasur mundësi. Nuk mund të ndodhë që një skuadër si Barça të humbasë kaq shumë.”, shtoi në fund Koeman.
Të tjera
-
Regjistrimi i popullësisë: Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet
Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet,...
-
Lṷfta e fundit në Kosovë: Rreth 22 miliardë euro dëme materiale
Institucioni i Avokatit të Popullit po mban një tryezë diskutimi me rastin e ...
-
“Termokos” përmbyll sezonin e ngrohjes
Ndërmarrja “Termokos”, ka përmbyllur sezonin e ngrohjes për vitin 2023-2024. ...
-
Maqedonci në ministerialin e CEDC-së kërkon përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka rikonfirmuar edhe një herë orientimi...
-
Ndërpritet konferenca STEMinists’24 nga protestueset, kërkohet përgigje nga ministrja Nagavci për rastin e profesorit Xhevat Krasniqi
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi nuk përfundoi fjalimin e ...
-
Hoti: Banka Botërore e demantoi propagandën e pushtetit se ka zhvillim ekonomik
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria...
-
Mbahet seanca e parë e Kuvendit Komunal në objektin e Zubin Potokut
Për herë të parë që pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, të premten u mbajt sea...
-
Voton diaspora në Maqedoninë e Veriut, këto janë rezultatet zyrtare
Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga r...
-
Aksident mes katër veturash në Veternik, dy të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturav...
-
Zeqiri: Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit të Komunës
Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë m...
-
Nervozohet Vuçiq: Veprimi i “neveritshëm”, duan t’i heqin sanksionet Kosovës
“Në Bashkimin Evropian tani kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve...
-
Të shtëna me armé në një lokal në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi njëri prejt tyre ka shtënë me ...