Bulliqi: Po ia kujtoj shoqes Gane që arsimin e Kosovës e kanë shkatërruar PDK e LDK
Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 18 September 2020
Në Kuvendin e Kosovës po vazhdon debati për gjendjen e arsimit në kohë pandemie. Një gjë e tillë ka nxitur edhe tensione mes deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu dhe deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi.
Sipas Musliut, qeveria e kaluar LVV-LDK ka humbur katër muaj kohë derisa u formula për shkak të apetiteve të partnerëve të koalicionit për të marrë sa më shumë hise në qeverinë e re. Ndër tjera, ai ka deklaruar se të dy qeveritë nuk e kanë prioritet arsimin.
Për këtë ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, i cili tha se sistemi i arsimit është shkatërruar pikërisht nga PDK e LDK.
“Në radhë të parë qeveria Kurti, është prej atyre qeverive që në afat rekord, në kushte të një pandemie të paparë, ka arritur që të rifillojë procesin mësimor në mënyrë online duke bërë atë që ka qenë e mundshme për momentin dhe për kohën. Dhe nuk mund të bëhet krahasime të tilla. Po ia kujtoj shoqes Gane që arsimin e Kosovës e kanë shkatërruar dy subjekte politike. LDK duke hapur kolegje private, dihet për çfarë arsye. Dhe PDK duke hapur universite publike në mënyrë që njerëzve të vet pasi të përfundojnë politikën, të punësohen aty dhe të krijojnë një vend pune. Këto gjëra Ganja i dinë shumë mirë, por po mundohet me qit hi syve popullit”, ka deklaruar ai.
Ndërkohë që deputetja Musliu ia ka kujtuar Bulliqit se në vendin ku ka qenë drejtor i arsimit, nota mesatare ish 2-sh.
“Nuk e di sa ja vlen me repliku me një ish-drejtor të arsimit kur në kohën kur ka qenë ai drejtor nota mesatare në atë komunë ka qenë 2-sh. Kështu që e përfundoj me kaq”, është kundërpërgjigjur ajo.
Të tjera
-
SHBA, Gjykata e Lartë shqyrton çështjen e platformës TikTok
Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara po dëgjon të premten argumentat l...
-
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27 vjeçarit të zhdukur në Gjakovë
Ekipet e specializuara të kërkim-shpëtimit të Gardës Kombëtare të Forcës së S...
-
DnV: Parafushatë intensive dhe me raste të keqpërdorimit të resurseve publike për qëllime elektorale
Koalicioni i Organizatave Joqeveriatare “Demokracia në Veprim”, një ditë përp...
-
ShBA-ja sanksionon industrinë serbe të naftës
Departamenti Amerikan i Financave ka vendosur sanksione ndaj Industrisë Serbe...
-
Hamza premton: Me bursa dhe subvencione, do rris mbështetjen për shkollat dhe klubet sportive
Gjatë ditës së premte, kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri ...
-
Oda Ekonomike Amerikane takohet me Verman dhe Kasanofin, flasin për bashkëpunimin ShBA-Kosovë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka pritur Zëvendëssekretarin amerikan të Sh...
-
Trump dënohet nga Gjykata e Nju Jorkut
Gjykata ka dhënë këtë të premte vendimin për presidentin e zgjedhur të Sh...
-
Takimi mes Trumpit dhe Putinit po përgatitet
Presidenti i ri i SHBA, Donald Trump, ka thënë se mund t'i japë fund luftës n...
-
Policia me plan operativ për zgjedhje, këto janë masat që kanë marrë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka hartuar urdhrin operativ policor për...
-
Ambasada e SHBA’së: Zv.Sekretari Verma dhe Presidentja Osmani u dakorduan për inicimin e dialogut strategjik mes dy vendeve
Ambasada amerikane ka njoftuar për vizitën e sotme të zëvendëssekretarit amer...
-
Mbledhja e Qeverisë, këto janë vendimet që u morën
Qeveria e Kosovës sot mbajti mbledhjen e saj të rregullt ku mori disa vendime...
-
Trepça e largon nga puna një punëtor
Ndërmarrja publike “Trepça” ia ka ndërprerë marrëdhënien e punës A.V. Në n...