Adoleshenti që ndryshoi jetën e miliona personave të verbër
Autori: Gazeta inFokus 07:49 | 04 January 2022
Për mijëra vjet, aftësia e të verbërve për të marrë pjesë plotësisht në jetën shoqërore, politike dhe kulturore ishte e kufizuar nga mungesa e qasjes në format e shkruara ose të shtypura të informacionit.
Edhe pse puna e shumë të tjerëve kontribuoi në arritjen e tij, shpikja e Louis Braille për një sistem të prekshëm leximi dhe shkrimi me gjashtë pika revolucionarizoi mënyrën se si njerëzit e verbër perceptonin dhe kontribuonin për botën.
I lindur më 4 janar 1809, në Coupvray, Francë, Louis Braille humbi shikimin në moshën tre vjeçare si pasojë e një dëmtimi. I shkolluar në Institutin Mbretëror për Rininë e Verbër në Paris, Braille u njoh si shumë inteligjent dhe krijues.
Në moshën pesëmbëdhjetë vjeç, ai kishte zhvilluar versionin fillestar të një sistemi të prekshëm të leximit dhe shkrimit – më vonë i rafinuar në një qelizë të ngritur, me gjashtë pika me gjashtëdhjetë e katër kombinime të mundshme që korrespondojnë me alfabetin, shenjat e pikësimit dhe simbolet kryesore. Më vonë ai shpiku sisteme braille për muzikën dhe matematikën.
Kur Braille vdiq në 1852 nga tuberkulozi në moshën dyzet e tre vjeç, ai nuk e kuptoi se shpikja e tij do t’u mundësonte njerëzve të verbër dhe me aftësi të kufizuara shikimi në të gjithë botën të lexonin dhe të shkruanin, si dhe njerëzit me shikim.
Pothuajse dy shekuj më vonë, sistemi Braille vazhdon të jetë instrument tepër i çmuar i të mësuarit dhe komunikimit për të verbrit, dhe i përshtatur për gjuhët në mbarë botën. Sot, ka rreth tetëdhjetë e pesë sisteme braille në botë të bazuara në shpikjen e Braille.
Të tjera
-
Vranësira e reshje bore – Parashikimi i motit për fundjavë
Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore....
-
“Në rastin e Banjskës spitali i Mitrovicës s’kishte as penjë” – Deputetja Rrezarta Krasniqi me kritika të forta për gjendjen e shëndetësisë në Kosovë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka kritikuar m...
-
Virusi i ri kinez mbërrin Shqipëri? – Mjekët thonë se ende nuk ka raste të konfirmuara
Virusi më i ri kinez, apo i njohur me emrin “Metapneumovirusi” mund të jetë d...
-
Kërkohet hetim ndërkombëtar për vrạsjet në qytetin e Cetinjes
Asambleja Komunale e Cetinës kërkoi të premten që personat përgjegjës për sig...
-
Hetimi për sụlmin në Ibër-Lepenc, Verma: FBI po punon me agresivitet për të gjetur sụlmuesit, që ata të japin llogari
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verm...
-
Kosova, pjesëmarrëse në takimin e 15-të në selinë e NATO-s për mbrojtjen e Ukrainës
Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/...
-
Java e ardhshme me temperatura tipike dimërore, IHMK: Kujdes në komunikacion
Gjatë fundjavës pritet të marrë mot i vranët dhe me reshje bore. Nga Insti...
-
Ferat Shala në Komoran: Ky vit është një vit i fitores të Partisë Demokratike
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shal...
-
Shpresojmë që normalizimi Kosovë-Serbi të çojë te njohja e ndërsjellë, thotë Richard Verma
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verm...
-
Daut Haradinaj në Gjilan: Numri 137 është numri që e nisi dhe do ta përfundojë autostradën
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
27-vjeçi ra në lumë në fund të vitit të kaluar, FSK-ja s’e gjeti as sonte
Policia e Kosovës dhe ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë zhvilluar n...
-
Haradinaj për gratë kosovare: Bartëset e vërteta të ndryshimit dhe zhvillimit
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj ka mbajtur takim me gra...