Lajme

Zyrtari ukrainas thotë se nuk pret përparim të madh nga bisedimet e paqes

Autori: Gazeta inFokus 09:20 | 28 March 2022

Një zyrtar i lartë ukrainas tha se nuk pret ndonjë përparim të madh nga bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë, që pritet të mbahen në Turqi.

“Nuk mendoj se do të ketë ndonjë përparim të madh në çështjet kryesore”, tha këshilltari i Ministrisë së Brendshme ukrainase, Vadym Denysenko.

Rundi i ri i bisedimeve midis Rusisë dhe Ukrainës është paralajmëruar se do të mbahet nga 28 deri më 30 mars.

-Advertisement-

Më 7 mars, ministrat e Jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë, kanë zhvilluar bisedime në Turqi, por nga ai rund bisedimesh nuk është arritur ndonjë rezultat konkret./REL

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!

Të tjera