Zyrtari i VV-së e respekton qëndrimin e Abdixhikut, ka dy fjalë për Hoxhajn dhe Haradinajn
Autori: Gazeta inFokus 13:25 | 03 April 2021
Çështja e presidentit të Kosovës çojë në krizë në vendin tonë.
Kjo pasi që opozita nuk e duan kandidaten e Lëvizjes Vetëvendosje, Vjosa Osmanin për presidente
Ish-kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liri Loshi, ka thënë se Qëndrimi konstruktiv dhe parimor i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut ndaj zgjedhjes së presidentit meriton respekt.
Në një postimi në Facebook, Loshi ka shkruar se ky qëndrim i Abdixhikut nuk e garanton votën e secilit deputet të LDK-së për Osmanin.
Po ashtu, ai ka folur edhe për qëndrimet e PDK-së dhe AAK-së.
“PDK-ja dhe AAK-ja po e bllokojnë procesin pa ndonjë arsyetim bindës”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndërkaq, për Enver Hoxhajn dhe Ramush Haradinajn ka thënë se ata e duan për vete postin e presidentit.
Postimi i plotë:
Qëndrimi konstruktiv dhe parimor i Lumir Abdixhikut ndaj zgjedhjes së presidentit meriton respekt. Por ky qëndrim i tij nuk e garanton votën e secilit deputet të LDK-së për Vjosa Osmanin. Në anën tjetër, PDK-ja dhe AAK-ja po e bllokojnë procesin pa ndonjë arsyetim bindës. E para e vlerëson Vjosa Osmanin si kandidate partiake dhe përçarëse, duke harruar se sa partiak dhe sa përçarës ishte presidenti paraprak që vinte nga PDK-ja. E dyta arsyeton hezitimin e saj për ta votuar Vjosën me spekticizmin ndaj kapacitetit të saj për të marrë vendime! Këtë e thotë kandidati i vetëshpallur për president, zoti Ramush Haradinaj, i cili si lider partie dhe si kryeministër njihet për vendimet e tij impulsive, të papeshuara dhe kontradiktore.
Në fakt si PDK-ja, si AAK-ja, apo më mirë të thuhet si Enver Hoxhaj, si Ramush Haradinaj e duan postin e presidentit për vete. Kjo është botërisht e ditur. Prandaj tash ata janë të frustruar që me Albin Kurtin nuk mund t’i bëjnë tregëtitë politike që janë mësuar t’i bëjnë në të kaluarën dhe këtë frustrim e manifestojnë duke bllokuar procesin e votimit të presidentit. Vjosa Osmani mund të mos jetë kandidate përfekte për presidente, por momentalisht Kosova nuk e ka një kandidate më të mirë. Vjosa Osmani e ka edhe një simpati të madhe në popull dhe për këtë deshmojnë votat që ajo ka marrë në zgjedhjet e fundit për deputete. Përveç kësaj, ajo ka përkrahjen edhe të SHBA-ve dhe miqve tjerë ndërkombëtarë.
Advertisement
Pse atëherë PDK, AAK dhe disa deputet të LDK-së duan ta bllokojnë procesin e zgjedhjes së presidentit? A llogarisin ata në përgjegjësinë e tyre nese vendi shkon në zgjedhje? Humbësit e zgjedhjeve duhet ta kuptojnë e ta pranojnë që janë humbës dhe të heqin dorë nga tentimi për t’u katapultuar në postet kryesore të shtetit.
Kosova ka një moment të ri në demokraci e ky moment është fitorja mbi 50 për qind e një subjekti politik. Ky fakt, pavarësisht sa i pakëndshëm mund të jetë për humbësit e zgjedhjeve, duhet të respektohet nga të gjithë dhe konform këtij fakti duhet të renditen edhe sjelljet e të gjithë akterëve të politikës së vendit. Secili njeri i zgjedhur me votën e popullit do ta ketë përgjegjësinë e tyre politike nëse për mungesë të veprimit konstruktiv politik, qoftë si subjekt, qoftë si individ, vendi shkon në zgjedhje.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...