Lajme

Zyrtari i PDK-së: LDK “synon” edhe Kryeministrin

Autori: Gazeta inFokus 09:31 | 26 January 2020

Posti i kryeparlamentarit të cilin po e mban Glauk Konjufca po duket se është edhe pika kryesore që po vështirëson koalicionin LDK-Vetëvendosje.

Kjo pasi atë post, partia e Mustafës, po e don për vete, shkruan gazeta inFokus.

Mirëpo, nëse jo atë, sekretari i PDK-së për Prishtinë, Bujar Cakolli, po thotë që LDK po synon postin e shefit të Qeverisë.

-Advertisement-

“Sipas burimeve shumë të sigurta kërkesa e fundit e LDK-së është ose postin e Kryeparlamentarit ose postin e Kryeministrit!”, ka thënë Cakolli.

Madje, sipas tij, krejt ky është shëndrruar në koalicion manipulativ për të përulur e poshtëruar, shkruan gazeta inFokus.

“Isa Mustafa kërkon me çdo kusht kokën e Glaukut ose Albinit!”

“Isa Mustafa, po e zvarrit Albinin në një koalicion manipulativ me qëllimin e vetëm të poshtërimit dhe përuljes!”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera