Lajme

Zyrtari i LDK-së tregon pse e votuan Konjufcën, thotë që ishte kurth

Autori: Gazeta inFokus 10:21 | 15 January 2020

Thuhet që nuk pati marrëveshje ende për kryetarin e Kuvendit.

Madje, përmendej që ajo pozitë në një marrëveshje koalicioni do t’i takonte LDK-së, shkruan gazeta inFokus.

Por, pa u krijuar marrëveshja erdhi koha e konstituimit të Kuvendit, e si parti fituese, Vetëvendosje, për shef të parlamentit e propozoi nënkryetarin e sja, Glauk Konjufcën.

-Advertisement-

Ky i fundit, jo veç që u votua nga Vetëvendosje, por edhe nga LDK.

Ndërsa, krejt kjo punë, ani se shkoi mirë në Kuvend, shkaktoi telashe më pas, shkruan gazeta inFokus.

Kjo punë u bë mollë sherri edhe për takimet e ardhshme në mes të LDK-së e Vetëvendosjes, pasi nuk mundën më të gjenin zgjidhje se si të qeverisnin, pasi LDK thoshte se iu bë e padrejtë me kreytarin e Kuvendit.

E zyrtari i kësaj partie, Engelbert Zefaj, në rrjetin social në Facebook, ka shkruar se krejt kjo punë ishte e pandershme, shkruan gazeta inFokus.

“Nje gje mund te konstatohet! Pandershmerisht, “pa marreveshje paraprake” VV e caktoj kryeparlamentarin dhe i publikoj emrat e ministrave!”, tha Zefaj.

Ndërsa kur një qytetar iu drejtua duke ia përmendur që edhe këta e votuan Konjufcën, Zefaj tha që ishin të detyrar, që të mos binin në kurthën e partisë së Albin Kurtit.

“Ishte kurth! E votuan per ta shmangur kurthen! Mos ta kishin votuar deputetet e LDK-se, me vone kishin thene se LDKse nuk i intereson themelimi i institucioneve!”, ishte përgjigja e Zefajt./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera