Lajme

Zyrtari i LDK-së akuza mbi Lëvizjen Vetëvendosje

Autori: Gazeta inFokus 17:21 | 22 November 2019

Ish-anëtari i KQZ-së nga LDK-ja, Florian Dushi ka hedhur akuza mbi Lëvizjen “Vetëvendosje”, partnerin e ri qeverisës.

Sipas tij, subjekti i Albin Kurtit po tenton që të vërë kushte sipas tekeve të saja.

“Tendenca që koalicioni me u ndërtu duke i diktuar kushtet vetëm njëri nga partnerët, tregon qartë se ka edhe të tjerë në lojë”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

-Advertisement-

Ndryshe, gjatë ditës së sotme është zhvilluar takimi ndërmjet dy liderëve të partive fituese, Albin Kurtit dhe Isa Mustafës.

Këta të fundit nuk thanë se ka dakordim ende për ndarjen e posteve ministrore.

Kurti ka deklaruar se zhvilluan një takim konstruktiv dhe theksoi se në të njëjtën kohë po zhvillohej edhe takimi i grupeve punuese të të dy partive që po e harmonizojnë programin e ardhshëm qeverisës.

“Jemi marrë vesh që të takohemi 1 orë pas certifikimit të rezultateve dhe të merremi vesh, me ç‘rast ftesa ime dhe përgjigja pozitive e kryetarit Mustafa është tashmë e dhënë se një orë pas rezultateve të KQZ-së, ne do të takohemi për ta kryer brenda 72 orëve ose më pak se 100 orëve marrëveshjen tonë përfundimtare për koalicionin qeverisës”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër, Mustafa u shpreh se në takimin me Kurtin nuk janë diskutuar postet e as për ministritë konkrete, por është vlerësuar puna e ekipeve punuese mes dy partive deri më tani.

“Po, ne patëm një takim me zotin Kurti para certifikimit të rezultateve. Vlerësuam punën që është bërë mes ekipeve punuese për harmonizim të programit qeverisës, dhe erdhëm në përfundim se është arritur shumë në këtë aspekt. Në aspektin e numrit të ministrive është arritur pajtueshmëri, dhe u pajtuam që porsa të certifikohen rezultatet, të takohemi dhe të merremi vesh”, u shpreh ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera