Zyrtarët ukrainas: Forcat ruse kanë probleme të mëdha me furnizimet

Autori: Gazeta inFokus
06:54 | 18 April 2022
Ushtria ukrainase njofton se lëvizja e njësive ruse po vazhdon drejt territorit ukrainas nëpërmjet rajoneve Kursk, Bryansk dhe Voronezh, por se ato kanë probleme të mëdha në zinxhirin e furnizimit dhe me moralin e ushtarëve.
“Lëvizja e forcave ruse në territorin ukrainas nga rajonet Kursk, Bryansk dhe Voronezh po vazhdon. Njësitë e Federatës Ruse që gjenden në territorin ukrainas përballen me probleme domethënëse në furnizime… Në radhët e forcave pushtuese që gjenden përgjatë vijës së konfliktit të drejtpërdrejtë, pakënaqësia në radhët e personelit është në rritje, gjendja morale dhe psikologjike vazhdon të jetë në nivel të ulët. Ushtarakët rusë ankohen vazhdimisht për mungesën e rotacionit, për paisjet që prishen vazhdimisht dhe për cilësinë e karburantit dhe ushqimit me të cilat furnizohen”, tha Oleksandr Shputun, zëdhënës i shtabit ukrainas.
Zëdhënësi ukrainas konfirmoi se forcat ruse po vazhdojnë veprimet e dhunshme ndaj popullsisë vendase.
“Në territoret përkohësisht të pushtuara, grabitjet dhe veprimet e dhunshme të personelit ushtarak rus ndaj popullsisë civile po vazhdojnë. Këto veprime inkurajohen nga komanda e tyre ushtarake”, tha Shputun.
Duke biseduar me gazetarët, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se këto veprime të forcave ruse mund t’i japin fund procesit të negocimit.
“Sa më të fortë që të jemi, aq më i mirë do të jetë rezultati i këtyre bisedimeve. Sa më shumë raste të ketë si në Borodyanka (me krime ndaj civilëve), aq më pak shanse ka për mbajtje negociatash, apo zbatim të tyre. Mendoj se ata (rusët) po bëjnë një gabim shumë të madh, shkatërrimi i të gjithëve njerëzve tanë në Mariupol, ajo çfarë po bëjnë tani, mund t’i japë fund çdo formati për negociata. Mendoj se ky është gabimi i tyre i madh…”, tha Presidenti Zelenskyy.
Si një kujtesë se asnjë pjesë e Ukrainës nuk është imune deri në përfundim të luftës, forcat ruse zhvilluan sulme të reja me raketa pranë Kievit dhe qyteteve të tjera, në përpjekje për të dobësuar kapacitetet ushtarake të Ukrainës, përpara sulmeve që pritet të rifillojnë në lindje të vendit.
Ushtria ukrainase tha se ka zmbrapsur ndërkohë dhjetë sulme të ndryshme në rajonet lindore.
“Në territorin e rajoneve Donetsk dhe Luhansk, u zmbrapsën gjatë ditëve të fundit dhjetë sulme të armikut dhe u shkatërruan 15 tanke, 24 autoblinda, 10 automjete dhe tre sisteme artilerie të armikut. Grupi i Forcave Ajrore të Ukrainës goditi një ditë më parë 13 objektiva ajrore, një avion, një helikopter, pesë dronë dhe gjashtë raketa me vetëdrejtim”, tha Shputun.
Sipas presidentit Zelensky, vlerësohet se 2500 deri në 3 mijë ushtarakë ukrainas kanë humbur jetën në këtë luftë dhe se 10 mijë të tjerë janë plagosur./ VOA

Të tjera
-
FSK përgatitet për sfida në luftë urbane dhe terrene të minuara
Forca e Sigurisë së Kosovës ka përmbyllur me sukses kursin bazik për “Xhenier...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot mjaft i ngrohtë. por me erëra nga jugperë...
-
Dialogu e integrimi evropian, çfarë mund të pritet nga Kryediplomati i ri i Gjermanisë
Me Johann Wadephul në krye të ministrisë së Jashtme, Ballkani Perëndimor mund...
-
Gabimi i burgut në Francë: I dënuari i liruar gabimisht zhduket
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një burg në qytetin perëndimor të Bordo...
-
Vazhdon shtrenjtimi i produkteve, rritet kostoja e jetesës së qytetarëve
Çmimet e produkteve ushqimore si dhe mallrave të tjera po vazhdojnë të rriten...
-
Anëtarësimi në KiE, Kosova jashtë agjendës për mbledhjen e komitetit të Ministrave që mbahet javën e ardhshme
Kosova nuk pritet të jetë në agjendë për anëtarësim në Këshillin e Evropës as...
-
Trump për foton si Papë: Nuk kam asnjë lidhje me të
Presidenti amerikan, Donald Trump është pyetur në lidhje me fotografinë e tij...
-
Studentët serbë kërkojnë shpërndarjen e Kuvendit dhe zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Studentët nga të gjitha universitetet në Serbi kanë bërë një kërkesë të drejt...
-
Haziri për ofertën e Kurtit: Ju siguroj që sonte LDK-ja nuk vonohet
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në emisionin Rubikon, te Adriatik Kelmendi...
-
Muhaxheri komenton letrën e Kurtit: Si kur iu lutke profesorit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gazmend Muhaxeri, ka thën...
-
Familja e dëshmorëve Fazliu në pritje të kthimit nga Haga të kryefamiljarit të tyre
Mban emrin e xhaxhai të tij i cili vdiq afër dy vite para se të vinte në jet...
-
VV-ja pret përgjigje pozitive për letrën që Kurti ia dërgoi Abdixhikut
Deputetja së LVV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka folur për dështimin e seanc...