Sport

ZYRTARE: Willian largohet nga Chelsea!

Autori: Gazeta inFokus 16:45 | 09 August 2020

Willian ka konfirmuar largimin e tij nga Chelsea në një letër të hapur për tifozët e klubit.

Kontrata e anësorit brazilian me skuadrën londineze skadon në fund të gushtit, megjithëse klubi i ofroi atij një zgjatje dhe ai gjithashtu ka qenë i lidhur me një kalim te rivalët e qytetit Arsenal.

32-vjeçari ka konfirmuar se nuk do të qëndrojë më në ‘Stamford Bridge’ dhe falëndero tifozët e Bluve për dashurinë e tyre gjatë kohës së tij atje.

-Advertisement-

Në një letër të gjatë, ai e ka falenderuar edhe klubin për shtatë vite të mrekullueshme.

Willian u transferua te Chelsea nga Shakhtar Donetsk në gusht të vitit 2013.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera