Sport

Zyrtare: Ronaldo dridh Realin

Autori: Gazeta inFokus 18:30 | 19 June 2017

Ronaldo i ka konfirmuar edhe Sergio Ramosit se e dëshiron largimin nga Real Madridi.

Sergio Ramos është bashkëlojtari i parë që e ka telefonuar Cristiano Ronaldon në lidhje me shkrimet e fundit që kanë dalë në medie.

Është raportuar shumë në tre ditët e fundit se portugezi dëshiron të largohet nga Real Madridi, pasi është i pakënaqur me mbështetjen që ka marrë nga skuadra në problemet që i janë shfaqur me ligjin në Spanjë.

-Advertisement-

Është Ramos që e ka telefonuar Ronaldon, për t’i kërkuar sqarime në lidhje me largimin e tij të mundshëm.

Ronaldo, i ka konfirmuar edhe Ramosit dëshirën për t’u larguar nga klubi këtë verë, duke ia cekur po ato arsye për të cilat tashmë kanë raportuar mediet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera