Zyrtare: Portieri i Manchester Cityt, Arijanet Muriqi i thotë ‘Po’ Kosovës

Autori: Gazeta inFokus
18:34 | 26 August 2018
Portieri me prejardhje shqiptare i Manchester Cityt, Arijanet Muriqi ka pranuar të veshë fanellën e Përfaqësueses së Kosovës.
Përpjekjet e pareshtura të ish-presidentit Fadil Vokrri e ku ishte i pranishëm edhe presidenti i tanishëm Agim Ademi bashkë me menaxherin Bajram Shala, për të sjellë futbollistë të ri e të talentuar në Kombëtaren A, u kurorëzuan me sukses
Pas disa muajve të bisedave të frytshme, sot (e diel) portieri i Manchester Cityt, Arjanet Muriqi i ka thënë ‘po’ Kombëtares A të Kosovës.
Duhet cekur se Arjaneti është portier 10-vjeçar me lartësi 1.98 cm dhe luan për U-23 të Manchester Cityt dhe ka kontratë deri më 2021, ndërsa dje (e shtunë) ishte në bankën rezervë ndaj Wolvesit.
Arijanet Muriqi
Bëhet fjalë për portierin shqiptar nga Mali i Zi i lindur në Zvicër e një kohë ka mbrojtur ngjyrat e Cyrihut për kaluar në Man City.
Në një bisedë telefonike babai i Arjanetit, z. Samir Muriqi ka shprehur kënaqësinë e tij dhe ka falënderuar krerët e FFK-së:
“Jam shumë i lumtur që pas shumë bisedave që patëm me krerët e FFK-së dhe pas bashkëbisedimit me djalin tim Arjanetin, ai, vendosi që t’i bashkohet Kosovës përkatësisht Kombëtares A”.
“Arjaneti ishte pjesë e Kombëtares malazeze natyrisht për të rinjtë, por ai dhe unë si baba vendosëm t’i themi ‘po’ Kosovës e t’i bashkohemi trungut tonë të cilit i takojmë”.
“Besojë se Arjaneti do të japë kontributin e tij dhe se Kosova ka fituar një portier me perspektivë. Të kuptohemi ne nuk po e tradhtojmë as Malin e Zi por ata nuk kanë qenë të gatshëm t’i gjejnë një vend në Kombëtaren A, kësisoj ne bëmë zgjedhjen e duhur”.
“Unë besoj se Kosova ka një të ardhme të ndritur e që shpresoj që edhe Arjaneti të jetë pjesë e këtij suksesi dhe uroj gjithë të mirat”.
Ndërkaq, presidenti i tanishëm i FFK-së, z. Agim Ademi, i cili ishte pjesë e bisedimeve me Arijnetin, për ardhjen e tij u shpreh: “Me vjen mirë që pas shumë muajve bisedimeve që patëm me këtë futbollist të ri e shumë talentuar arritëm mirëkuptim që të na bashkohet në rrugëtimin tonë për Ligën e Kombeve”.
“Ne nuk do të ndalemi por do të kërkojmë edhe futbollistë tjerë që luajnë nëpër Evropë, por shtabi teknik i Kombëtares A do të vëzhgojë edhe futbollistët nga IPKO Superliga e Kosovës”.

Të tjera
-
NATO bie dakord për rritje të shpenzimeve për mbrojtjen, Spanja thotë se heq dorë nga ky objektiv
Anëtarët e NATO-s ranë dakord të dielën për një rritje të madhe të objektivit...
-
Diplomati kryesor i Iranit mbërrin në Moskë për t’u konsultuar me Putinin pas sulmeve të ShBA-së
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka mbërritur të dielën në Moskë p...
-
Starmer dhe Trump bien dakord që Irani nuk duhet të ketë kurrë armë bërthamore
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, dhe presidenti i ShBA-së...
-
Irani në OKB: Të gjitha akuzat e SHBA-së ndaj Teheranit janë të pabazuara – të motivuara politikisht
Ambasadori i Iranit në OKB, Amir-Saeid Iravani, tha se koha, natyra dhe shkal...
-
Këshilltari i Khameneit: Irani ende zotëron rezerva të uraniumit të pasuruar
Irani ende zotëron rezerva të uraniumit të pasuruar pavarësisht sulmeve të Sh...
-
Dy eprorëve të Policisë në Pejë iu caktohet masa e ndalimit të afrimit personit apo vendit të caktuar, pezullohen nga puna
Prekë Tunës, shef i Sektorit të Operativës në Stacionin Policor në Pejë, dhe ...
-
Ky është 48-vjeçari që humbi jetën në një vetaksident në Lipjan
Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në fsha...
-
Dalin pamjet teksa B-2 po kthehen në Bazën Ajrore Whiteman në Misuri
Fox News ka publikuar pamje teksa bombarduesit B-2 po ktheheshin në Bazën Ajr...
-
Izraeli i vendosur të çojë deri në fund ofensivën/ Netanyahu: Sulme deri në shkatërrimin e programit bërthamor të Iranit
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi para gazetarëve se Izraeli ...
-
Ndërron jetë ish-komandanti i Togut në Brigadën 114 të UÇK-së, Aziz Bardhi
Ka ndërruar jetë Aziz Bardhi, ish-komandant togu në Brigadën 114 të Zonës Ope...
-
Pilotët e B-2 kanë tualet, mikrovalë dhe një frigorifer gjatë fluturimit 37-orësh të bombardimeve në Fordow
Bombarduesit amerikanë B-2 të përdorur për të sulmuar fabrikën bërthamore të ...
-
Izrael – Iran/ OKB: Paqja nuk mund të imponohet, ajo duhet të zgjidhet
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së merr fjalën i pari në takimin në New York, ...