Sport

Zyrtare: Përforcohet Roma, thyen rekordin e klubit (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 18:26 | 29 August 2017

Roma edhe zyrtarisht ka nënshkruar me sulmuesin Patrik Schick

Skuadra italiane Roma ka njoftuar se ka nënshkruar me sumuesin fantastik të Sampdorias, Patrik Schick.

Sulmuesi është huazuar për një sezon për 5 milionë euro, me obligim blerje vitin tjetër për 37 milionë euro të tjera.

“AS Roma është e lumtur të ju njoftojë se ka nënshkruar me sulmuesin Patrik Schick”, thuhet në njoftimin zyrtar.

-Advertisement-

Schick do të bart fanellën me numër 14 dhe është bërë lojtari më i shtrenjtë në histori të Romës, duke thyer rekordin që mbante Gabriel Batistuar me 36 milionë euro.

Po ashtu Sampdoria do të përfitojë edhe gjysmën e shumës, nëse Roma vendos ta shes deri në qershor të vitit 2020.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera