Sport

Zyrtare/ Pasuesi i Luis Enrique, Spanja i beson stolin një të panjohuri

Autori: Gazeta inFokus 13:38 | 08 Dhjetor 2022

Drejtuesit e futbollit spanjoll nuk kanë humbur shumë kohë dhe kanë emëruar menjëherë trajnerin e ri të Kombëtares pas ndarjes me Luis Enriquen.

I përzgjedhur i RFEF është Luis de la Fuente, i cili mbante postin e trajnerit të kombëtares U21 prej verës së vitit 2018, ndërkohë që ka drejtuar edhe Spanjën U19 dhe U18.

61-vjeçari nuk ka një eksperiencë të madhe në stol. Sa i përket klubeve, ai ka drejtuar vetëm dy klube: Athletic Bilbao dhe Alaves.

-Advertisement-

De la Fuente do të marrë zyrtarisht postin e trajnerit të kombëtares së njohur europiane të martën e 12 dhjetorit.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy