Sport

ZYRTARE: Panucci publikon listën e Shqipërisë kundër Lihtenshtajnit dhe Maqedonisë

Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 25 August 2017
Christian Pannucci ka bërë publike sot edhe listën e lojtarëve që do të grumbullojë për dy takimet zyrtare eleminatore.
Trajneri i ekipit kombëtar A, Christian Pannucci ka bërë publike sot edhe listën e lojtarëve që do të grumbullojë për dy takimet zyrtare eleminatore, respektivisht  të datës 2 shtator në Elbasan me Lihtenshtejnin dhe më 5 shtator në Strumica me Maqedoninë.

Në grumbullimin e tij të parë me ekipin kombëtar, që pas marrjes së detyrës, trajneri Panucci ka thërritur edhe lojtarë që në skuadrën përfaqësuese vijnë për herë të parë, në një kohë që gjatë gjithë kësaj periudhe ka vëzhguar një pjesë të mirë të lojtarëve në takimet zyrtare, apo miqësore që ata kanë luajtur me skuadrat ku dhe luajnë.

Lista zyrtare e ekipit kombëtar është bërë publike sot (e premte), në një kohë që për emrat, si dhe për çdo interesim tjetër rreth ekipit kombëtar, mister Panucci do të dalë përpara mediave, ditën e hënë në orën 11.00 në selinë e FSHF-së, sikundër edhe është parashikuar. Grumbullimi i ekipit kombëtar do të nisë ditën e hënë, në hotel “Tirana”, teksa seanca e parë stërvitore do të jetë në stadiumin “Selman Stërmasi” në orën 18.00.

Ndërkaq, sipas programit mediatik për ekipin kombëtar A, bërë publik prej ditësh në faqen zyrtare të FSHF-së, tre ditë me radhë, të hënën të martën dhe të mërkurën, në orën 13.30 do të jenë përpara mediave dy futbollistë të ekipit kombëtar, teksa të enjten, një ditë përpara ndeshjes, në stadiumin “Elbasan Arena”, do të zhvillohet si përherë konferenca për shtyp me trajnerin e ekipit kombëtar dhe kapitenin.

-Advertisement-

Kjo është lista e futbollistëve:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera