Sport

ZYRTARE: Një tjetër trajner në Ligën e Parë jep dorëheqje

Autori: Gazeta inFokus 14:08 | 19 November 2018

Disfata e thellë e pësuar në udhëtim te Vëllaznimi (4-1) ka shtyrë krytrajnerin e Istogut Besim Podrimaj për të ofruar dorëheqje.

Dorëheqja e tij është pranuar nga drejtuesit e klubit, të cilët edhe kanë emëruar menjëherë pasuesin e tij.

“Pas humbjes së thellë të Istogut nga Vëllaznimi me rezultat 4-1, Besim Podrimaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetrajnerit të Istogut.

-Advertisement-

Dorëheqjen e tij e ka pranuar edhe kryesia e klubit.

Klubi futbollistik ‘Istogu’ e falënderon Besimin për kontributin e dhënë, duke i dëshiruar të gjitha të mirat në jetë.

Pritet që klubin tonë ta udhëheqin, Hysni Kabashi kryetrajner, Mehdi Arifaj ndihmëstrajner dhe Driton Dreshaj ndihmëstrajner.

Shpresojmë që ndryshimet e bëra në klubin tonë të sjellin rifreski në mesin e lojtarëve si dhe rikthimin e rezultateve pozitive”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit nga “Demush Mavraj”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera