ZYRTARE: Ndeshja e Kosovës me Ishujt Faroe zhvillohet në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus
14:46 | 23 August 2018
Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ është inspektuar ditë më parë nga UEFA në ndeshjen e Superkupës Drita – Prishtina, mirëpo ende nuk është dhënë ndonjë përgjigje.Në pritje të stadiumi është edhe Përfaqësuesja e Kosovës që e zhvillon ndeshjen e parë në kuadër të Ligës së Kombeve ndaj Ishujve Faroe më 10 shtator.Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, thekson se deri në këtë datë, stadiumi do të licencohet.
“Ministria e Sportit besoj se do ta licencojë stadiumin pasi që do të kryhen edhe çështjet teknike me punë-kryesin. Sa i përket UEFA-s, shpresoj shumë se do të mbyllet kjo çështje dhe deri më datën 10 shtator, stadiumi do të licencohet. Jam i bindur se më 10 shtator ndeshja Kosovë – Ishujt Faroe do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri” në Prishtinë”, ka thënë Agim Ademi për Insporti.
Tutje, Ademi beson se edhe nëse në stadium ka mbetur ndonjë mangësi, është koha e mjaftueshme për tu përmirësuar.
“Mendoj se kemi kohë të mjaftueshme për ta përmirësuar edhe ndonjë kërkesë tjetër që mund të jetë nga UEFA pasi që stadiumi thuajse është gati”, përfundoi Agim Ademi.Krahas ndeshjes me Ishujt Faroe, Kosova më 11 tetor të këtij viti po në Prishtinë pritet që ta sfidojë Maltën.

Të tjera
-
Deputeti Veton Berisha thotë se u sul*mua nga anëtari i kryesisë së partisë së Elbert Krasniqit
Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka thënë se dje është ...
-
Ulqin: I konfiskohet vetura luksoze shtetases së Kosovës, kërkohej nga Interpol Belgjika
Zyrtarët policorë të Stacionit të Policisë Kufitare në Ulqin, në pikën e përb...
-
Aksion i madh i policisë dhe prokurorisë në Prizren, rreth 100 policë të përfshirë
Një aksion i madh policor po zhvillohet nga policia në bashkëpunim me Prokuro...
-
Irani arreston një shtetas gjerman, e akuzon për spiunazh
Irani ka arrestuar një shtetas gjerman të akuzuar për “spiunazh në zona të nd...
-
Peci nga një arë flet për një “rekord të ri në bujqësi’’, thotë se erdhi edhe për shkak të ‘‘luftimit të krimit dhe korrupsionit’’
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, përmes një videoadresimi nga Isto...
-
‘Mafia energjetike’: Bajrami i fton publikisht në debat televiziv Albin Kurtin dhe Artane Rizvanollin
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka ftuar publiki...
-
Rriten çmimet e biletave të autobusëve edhe nga Podujeva në Prishtinë, ja sa do të kushtojë nga dita e hënë
Qytetarët e Podujevës që udhëtojnë me autobus drejt Prishtinës, nga data 23 q...
-
Shqiptarët “pushtojnë” New Yorkun në paradën kuqezi
Komuniteti shqiptar në New York ka mbajtur paradën e përvitshme në rrugët e “...
-
Rizvanolli thotë se s’ka import të energjisë nga Serbia: Beogradi nga 2020’ta e ka bllokuar tregtimin
Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka reaguar në lidhje me r...
-
Inxhinierja Ymeri kritikon ashpër Rizvanollin- “Para se të na flasësh për energji, ja ku e ke publikimin që Qarkullimi Fizik i rrymës vjen nga Serbia”
Inxhinierja, Janina Ymeri, ka bërë një reagim në lidhje me një status të mini...
-
Arrestohen dhe ndalohen nënkoloneli dhe kapiteni policor të suspenduar në Pejë
Janë arrestuar dhe ndaluar nënkoloneli Prek Tuna dhe kapiteni policor Nexhat ...
-
Digj*et një depo me mjete pune në Rogovë të Hasit, s’ka të lënduar
jarrfikësit e Gjakovës kanë njoftuar për një ndërhyrje të shpejtë në Rogovë t...