Sport

ZYRTARE: Napoli prezanton trajnerin e ri (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 18:57 | 11 December 2019

Napoli mbrëmë befasoi të gjithë, duke e shkarkuar nga posti i trajnerit, Carlo Ancelottin, shkruan Gazeta inFokus.

Trajneri italian u shkarkua për shkak të rezultateve të dobëta në Seria A.

Klubi italian menjëherë pas shkarkimit të Ancelottit, para pak minutave ka prezantuar trajner të ri, Gennaro Gattuson.

-Advertisement-

Këtë lajm klubi i Napolit e ka bërë publike në rrjetet sociale.

Gattuso do ta mbajë seancën e parë stërvitore me klubin e ri pasditen e sotme, ndërsa do të debutojë të shtunën kundër Parmas.

Italiani me parë ishte trajner i Milanit, kurse nga sot do ta udhëheq skuadrën e Napolit.

Kujtojmë se napolitanë renditen në pozitën e 7-të me 21 pikë dhe kanë arritur 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera