Sport

ZYRTARE: McGregor i jep fund karrierës

Autori: Gazeta inFokus 09:42 | 26 March 2019

Conor McGregor i ka dhënë fund karrierës nga sporti i “Miksimi i Arteve Marciale”.

Ylli irlandez i UFC-së përmes llogarisë zyrtare në Twitter se ka përfunduar karrierën prej luftëtari.

“Hej të gjithë, kam një njoftim të shpejtë. Kam vendosur të mbyll karrierën nga sporti i njohur zyrtarisht si ‘Mixed Martial Art’”, shkroi McGregor duke shtuar, “Uroj të gjithë kolegët e mi të vjetër të shkojnë përpara në garë”.

-Advertisement-

“Tani bashkohem me ish-partnerët e mi në këtë sipërmarrje, tashmë që kanë mbyllur karrierën. Pina Colada e duhur për mua!”, shkroi ai.

Vendimi i McGregor vjen pas disa javëve të trazuara për luftëtarin. Ai u arrestua në Miami më parë këtë muaj pasi dyshohet se kishte shkatërruar një telefon jashtë një klubi nate në Florida.

Ai më vonë u akuzua për keqtrajtime kriminale dhe grabitje me armë pasi policia tha se e kishte goditur me telefon një tifoz.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera