Sport

Zyrtare: Ky është trajneri i ri i Skënderbeut

Autori: Gazeta inFokus 17:50 | 02 February 2021

Gentian Liçi është besuar nga presidenti Ardian Takaj për të drejtuar Skënderbeun.

Pas shkarkimit të Ahmataj, “timoni” i korçarëve ka mbetur pa drejtues, me presidentin që për 3-4 ndeshjet e radhës pritet t’i besojë Licit, pikërisht ndihmësit të Ahmataj, por që ka punuar edhe me Ilir Dajën.

Si pjesë e stafit prej shumë vitesh tanimë, Liçi ka një shans të artë për të treguar veten edhe në rolin e trajnerit të parë, duke bindur më pas edhe drejtuesit.

-Advertisement-

Liçi gjatë karrierës së tij ka luajtur me Skënderbeun e vendlindjes, Dinamon apo edhe Partizanin e Tiranën, si dhe Besëlidhjen, Flamurtarin, Tomorin e Bylisin e Ballshit, duke spikatur si një lojtar mjaft i mirë që për nag roli dhe fiziku rrallë shihen sot edhe në skuadrat më të mira të elitës sonë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera