Sport

ZYRTARE: Ky është trajneri i ri i Barcelonës pas shkarkimit të Koemanit

Autori: Gazeta inFokus 16:08 | 28 October 2021

Klubi i Barcelonës mbrëmjen e së mërkurës e ka shkarkuar Ronald Koemanin nga posti i trajnerit, shkruan Gazeta inFokus.

‘Blaugranët’ e kanë larguar teknikun holandez pas rezultateve negative në këtë fillim sezoni, e sidomos pas humbjes nga Real Madridi e Rayo Vallecano.

Pas shkarkimit të Koemanit, klubi katalunas gjatë ditës së enjte e ka emëruar Sergi Barjuan trajner të përkohshëm, i cili deri tani ka drejtuar ekipin e Barcelonës B.

-Advertisement-

“FC Barcelona njofton se Sergi Barjuan, trajneri i tanishëm i Barça B, do ta marrë drejtimin e ekipit të parë përkohësisht. Ai do ta mbajë postin e trajnerit të përkohshëm derisa klubi ta emërojë trajnerin e ri pas shkarkimit të Ronald Koemanit”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.

Barjuan do të stërvitë ekipin e parë të Barcelonës sonte për herë të parë dhe do ta udhëheqë atë në takimin e fundjavës kundër Alavesit në La Liga.

Ndryshe, emri më i përfolur për tu bërë trajner i ri i Barcelonës është Xavi Hernadez, i cili është legjendë e klubit blaugran./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera