Sport

ZYRTARE: Ky është largimi i fundit nga KF Llapi

Autori: Gazeta inFokus 15:31 | 28 July 2018

Ardian Musliu dhe KF Llapi kanë ndarë tashmë rrugët. Futbollisti llapjan ka vendosur për të ndëprerë bashkëpunimin me klubin e Llapit, ndërkohë që të ardhmen e tij ende nuk e ka bërë publike.

“Prej sot nuk jam më pjesë e klubit të Llapit pasi kemi arritur marrëveshje për prishjen e kontratës, dua të falënderoj klubin e Llapit për kohen që e kaluam së bashku. Një falenderim të veçantë ndaj të gjithë lojtarëve të Llapit – pasi janë shokë të mrekullueshëm dhe ju dëshiroj shëndet dhe suksese në jetë. Një falënderim i veçantë edhe për tifozët llapjan si dhe tifo-grupin Legjendat. Klubit të Llapit ju uroj suksese në elitën e futbollit kosovar në qëllimet dhe objektivat e klubit”, ka thënë Musliu.

Tashmë për ishin e Llapit kanë shprehur interesim disa skuadra nga Superliga dhe Liga e parë dhe se e ardhmja e tij do të bëhet publike gjatë ditëve në vazhdim.

-Advertisement-

Fotografia e Ardian Musliu

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera