Sport

ZYRTARE: Krahas Kosovës dhe Prishtinës, edhe ky ekip do të luajë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

Autori: Gazeta inFokus 16:34 | 13 October 2018

Nga e martja stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë “shtëpia” e dytë për Flamurtarin, pasi që stadiumi i kuqezinjëve në lagjen “Xhemail Ibishi” nuk është i përshtatshëm për lojë.
Duelin e javës së dhjetë në Ipko Superligën e Kosovës përballë Drenicës, ekipi i Flamurtarit do ta zhvillojë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Konfirmimi ka ardhur edhe nga klubi kuqezi që përmes faqes zyrtare ka bërë të ditur për ndryshimin e lokacionit të zhvillimit të ndeshjes.

“Për shkak të fushës jo të mirë në stadiumin tonë, ndeshja e Javes X në Ipko Super Ligen e Kosoves do të zhvillohet në Stadiumin “Fadil Vokrri” Prishtinë”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Fotografia e FC Prishtina

Madje, klubi kuqezinj kanë bërë të ditur çmimet e biletave që do jenë për këtë përballje:

VIP 5€
Perendim 3€
Lindje 2€
Veri 2€
Jug 2€

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera