Sport

Zyrtare, Javi Martinez largohet nga Bayerni i Mynihut

Autori: Gazeta inFokus 11:41 | 05 May 2021

Fitoi gjithçka që mund të fitonte te Bayerni, por kur t’i skadojë kontrata në përfundim të sezonit, Javi Martinez do të jetë zyrtarisht i lirë të zgjedhë një destinacion të ri. Ndarjen me futbollistin bask e njoftoi vetë klubi bavarez në faqen e tij zyrtare, duke shprehur mirënjohje të sinqertë për një marrëdhënie të gjatë dhe të frytshme. “Muchas gracias Javi”, është titulli i komunikatës së lamtumirës.

“Bayerni dhe Javi Martinez thonë lamtumirë dhe faleminderit nga zemra pas nëntë viteve të suksesshme së bashku. Klubi dhe lojtari kanë vendosur të mos zgjasin kontratën, e cila skadon më 30 qershor. Spanjolli ka mbërritur në Bavari në vitin 2012, duke u shndërruar shtyllë e ekipit”.

Spanjolli do të ndjekë hapat e shokëve të skuadrës si Jerome Boateng dhe David Alaba, që do të largohen sapo të përfundojë sezoni si lojtarë të lirë. “Unë kam jetuar për këtë klub”, – janë fjalët e Martinez, – “gjithmonë kam dhënë gjithçka dhe jam shumë i lumtur për titujt që kemi fituar së bashku. Bayerni dhe tifozët do të qëndrojnë gjithmonë në zemrën time”.

-Advertisement-

Javi Martinez pritet të kthehet tek Athletic Bilbao, nga ku u largua drejt Bayernit 9 vite më parë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera