Sport

Zyrtare: Ja sa do të mungojë Conti (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 19:24 | 15 September 2017

Conti ka këputur ligamentet e gjurit të majtë dhe do të mungojë gjashtë muaj.

Milani ka konfirmuar se Conti do të jetë jashtë fushave për së paku gjashtë muaj. Mbrojtësi italian ka këputur ligamentet e gjurit, transmeton Gazeta Express.

Sky Sports Italia raportoi gjatë ditës se lëndimi i Contit nuk ka të bëjë me nyjën e këmbës që e kishte dëmtuar gjatë ndeshjes së Italisë, por me ligamentet, që i ka këputur gjatë ditës së premte në stërvitje.

Kjo doli të jetë e vërtetë pasi tashmë edhe Milani ka konfirmuar lëndimin e italianit përmes një komunikate në sajtin zyrtar.

-Advertisement-

“Pas testeve mjekësore të kryera gjatë ditës është konstatuar se lojtari ka këputur ligamentet e gjurit të majtë dhe do të operohet nesër nga ekipi i Schonhuber. Rikuperimi pritet të zgjasë deri në gjashtë muaj”, shkruhet në njoftimin e Milanit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera