Sport

ZYRTARE: FFK e merr vendimin për skandalin e turpshëm në stadiumin e Flamurtarit

Autori: Gazeta inFokus 16:02 | 23 October 2017

Komisioni i Garave në Superligën e Kosovës më në fund e ka marrë vendimin për ndeshjen e ndërprerë ndërmjet Flamurtarit dhe Vëllaznimit.
Dueli është regjistruar me rezultat zyrtar 0:3 në favor të Vëllaznimit.

“Komisioni i Garave me rastin e regjistrimit të ndeshjes KF Flamurtari – KF Vëllaznimi e vlefshme për javën e 11-të të Vala Superligës së Kosovës, konstatoi se ndeshja është ndërprerë në kohën shtesë 90+ për shkak se në momentin e barazimit të rezultatit të ndeshjes në fillim një shikues ka hyrë në fushë dhe ka goditur lojtarët e KF Vëllaznimi me shkop, pastaj kanë hyrë edhe disa shikues të tjerë dhe është krijuar një rrëmujë para portës së Vëllaznimit dhe gjyqtari e ka ndërprerë ndeshjen për shkak të situatës së krijuar, andaj Komisioni i Garave konform nenit 51, paragrafi 1 të Rregullores Disiplinore e regjistron ndeshjen me rezultat zyrtar 3:0 në të mirë të KF Vëllaznimit”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera