Sport

Zyrtare: Dallku nënshkruan për këtë skuadër

Autori: Gazeta inFokus 14:45 | 15 August 2018

Kapiteni i Prishtinës, Armend Dallku, zyrtarisht ka nënshkruar vazhdimin e kontratës me klubin kryeqytetas.

Dallku shkëlqeu në dy sezonet e fundit me tetë gola dhe shtatë asistime.

“Jam shumë i lumtur që kemi arrit marrëveshje me klubin. Duhet theksuar që ana financiare nuk ka qenë elementi kryesor i marrëveshjes, por disa detaje tjera dhe ku shpresojë që kjo marrëveshje do të jetë në dobi profesionale, si për mua, po ashtu edhe për klubin. Besoj shumë se me njerëzit që janë pjesë e klubit, do të bëjnë punë të mirë këtë vit dhe do ta kemi më të lehtë pasi që veç jemi rikthyer në shtëpinë tonë dhe tash na mbetët përgjegjësia neve lojtarëve që adhuruesve, posaçërisht Plisave, t’ju dhurojmë kënaqësi në fitoret tona drejt titullit të kampionit”, ka thënë Dallku për faqen zyrtare të Prishtinës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera