Sport

ZYRTARE: Caktohet data e zhvillimit të derbit River Plate – Boca Juniors

Autori: Gazeta inFokus 17:07 | 27 November 2018

Ndeshja e kthimit finale e Copa Libertadores mes River Plate dhe Boca Juniors, do të zhvillohet më 8 ose 9 dhjetor.
Është marrë vendimi për ndeshjen e shtyrë mes River Plate dhe Boca Juniors.

CONMEBOL përmes një komunikate ka njoftuar se ndeshja e kthimit finale mes River Plate dhe Boca Juniors do të zhvillohet më 8 ose 9 dhjetor.

Megjithatë, vendi i zhvillimit të kësaj finale ende nuk është përcaktuar, vendim për të cilën do të merret në ditët e ardhshme.

-Advertisement-

Në fundjavën e kaluar ishte paraparë që ndeshja të zhvillohet të shtunën, mirëpo autobusi i Boca Juniors u sulmua nga tifozët e River Plates.

Ndeshja u shty për të dielën, mirëpo nuk u mbajt, pasi lojtarët e Bocas nuk ishin në gjendje ta vazhdonin ndeshjen për shkak të lëndimeve që morën nga xhamat e thyer.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe dhuron veturën “Kia Sportage” (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera