Sport

Zyrtare: Buffon i ribashkohet Juventusit

Autori: Gazeta inFokus 17:08 | 04 July 2019

Gianluigi Buffon është lojtar i Juventusit përsëri. Portieri legjendar sapo e ka kompletuar kthimin në Torino, duke nënshkruar kontratë njëvjeçare me Juventusin.

Ai u kthye te klubi bardhezi pas një sezoni të vetëm në Francë me kampionin e Ligë 1, Paris Saint-Germain, transmeton Gazeta Express.

Në fund të sezonit 2018/19, Buffon u largua nga Juve pas plot 17 vjetëve të paharrueshme në Allianz Stadium dhe kaloi te gjiganti francez.

-Advertisement-

Vetëm 12 muaj më pas, ai është kthyer, megjithatë.

41-vjeçari ka nënshkruar kontratë njëvjeçare, me pagë bazike prej 1.5 milionë euro në vit plus bonuse.

Pas sezonit të ardhshëm, Buffon e ka mundësinë të qëndrojë në klub duke marrë një rol si trajner apo drejtor.

“Jam i lumtur që jam kthyer në shtëpi. Kjo është ndër ditët më të lumtura dhe më të bukura në jetën time”, ka thënë Buffon.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera