Sport

ZYRTARE: Ashtu siç raportoi Gazeta inFokus ashtu ndodhi, Llapi prezanton futbollistin e Gjilanit (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 21:02 | 11 August 2020

Gazeta inFokus pasditen e së martës ka raportuar ekskluzivisht se Llapit ka arritur marrëveshje me futbollistin e Gjilanit, Kushtrim Shabanin.

Një gjë e tillë tashmë është bërë zyrtare, pasi klubi llapjan minuta me parë ka prezantuar Shabanin, shkruan Gazeta inFokus.

Ai ka nënshkruar kontratën një vjeçare me klubin nga Podujeva.

-Advertisement-

23 vjeçari është prezantuar nga trajneri Tahir Batatina në ambientit e stadiumit ‘Zahir Pajaziti’.

Shabani së fundmi ka qenë pjesë e Gjilanit për 1 vit e gjysmë, ndërsa nga sonte është rikthyer te Llapi.

Më poshtë keni njoftimin e Llapit për transferimin e Shabanit, i cili do të bartë numrin 21 në fanellë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera